Advertisements

Tubim madhështor për 20-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës

ATSH/- Në Prishtinë, u mbajt sot aktiviteti në kuadër të 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, e cila i dha fund gjenocidit serb.

Në këtë tubim madhështor, marrin pjesë personalitete të larta nga vendi dhe bota, mes të cilëve ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeliene Albright, ish-komandanti i NATO-s, gjeneral Wesley Clark, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e personalitete të tjera të larta nga rajoni. Aktiviteti u hap me një dokumentar që i dedikohet 20- vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, ditë kjo e cila konsiderohet si Dita e Çlirimit të vendit.

Më pas, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar gjithë qytetarëve 12 qershorin, ditëlindjen e lirisë së Kosovës.

Në fjalën e tij, Thaçi tha se “12 qershori është në themelet e identitetit tonë si qytetarë, si popull, si Kosovë, si pjesë e pandashme e Europës dhe Perëndimit”.

Kreu i Shtetit ka thënë se “ajo çfarë bëri në pranverën e vitit 1999-të, bota e qytetëruar, e personifikuar në SHBA-në, Bashkimin Europian, Aleancën Veriatlantike, ka qenë një hap i madh dhe i jashtëzakonshëm.

“Ne mburremi që jemi sot populli më proamerikan, më properëndimor dhe më proeuropian në këto anë të botës”, ka thënë ai, duke theksuar se liria e Kosovës është vlerë e përbashkët e të gjithë neve këtu.

“Sa të ketë jetë dhe njerëz në këto anë, sa të ketë Kosovë mbi këtë tokë, ne do të jemi falënderues për qëndrimin dhe vendimin tuaj njerëzor dhe qytetërues të pranverës së vitit 1999. Ishte qëndrim dhe vendim i drejtë dhe i ndershëm!   Edhe sot, si President i Kosovës, ju them sërish, me sinqeritetin dhe përulësinë më të madhe: Ju faleminderit!”, tha ai.

Thaçi deklaroi se “iria e Kosovës është vlerë e përbashkët e të gjithë neve këtu.Secili politikan i Kosovës, secili qytetar i saj, nuk ka as më të voglin dyshim se çka jemi ne si popull apo cili është identiteti ynë suprem. Ne jemi europianë dhe duam të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Evuropian. Ne jemi perëndimorë dhe duam të jemi shtet anëtar i Paktit NATO. Ne mburremi që jemi sot populli më proamerikan, më properëndimor dhe më proeuropian në këto anë të botës. Por, ne jemi të bindur që së bashku duhet dhe mund ecim më shpejt drejt integrimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike dhe në Bashkimin Europian”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close