Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Universiteti i Prishtinës, Konferencë shkencore “Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje”

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ për nder të 20-vjetorit të çlirimit ka organizuar konferencën shkencore “Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje”, raporton EkonomiaOnline.

Marjan Dema, rektor i Universitetit të Prishtinës, tha se ky institucion ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe shënimin e historisë së kombit shqiptar, andaj tha se UP-ja është vendi adekuat për të shënuar 20 vjetorin e lirisë.

“Universiteti i Prishtinës që nga themelimi gati gjysmëshekulli është akter kryesor në historinë tonë, roli i UP-së ka qenë vital, pasi që mori pjesë në çështjet Politike pa të cilat ndërhyrje historia e popullit tonë do të shkruhej ndryshe. Dua të theksoj se UP-ja është shtëpia e të gjitha atyre që e duan Kosovës, pa ndryshimin e UP s’ka ndryshim të Kosovës”, tha Dema.

Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Eset Sahiti, tha se kjo konferencë shkencore, do të paraqet ngjarjet kronologjike të përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

“Liria dhe çlirimi erdhi pas përpjekjeve për çlirim, 20 vjet pas luftës shprehim nderim për dëshmorët e UÇK- së dhe pjesëtarët e NATO -s. Kjo konferencë ka rëndësi të madhe sepse kumtesat e paraqitura do të paraqesin ngjarjet shumë të rëndësishme për Kosovën” tha Sahiti.

Në këtë konferencë njëditore do të prezantohen punime shkencore të studiuesve dhe profesorëve nga universitete të ndryshme si, nga Neë Yorku Profesoresha Anna Di Llellio, Shinasi Rama, ai i Oksfordit Prof. James Pettifer,  nga rajoni Mali i Zi, Shqipëria  Maqedonia profesor  Blerim Reka si dhe nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Gjilanit.

Në prezantime do të ketë punime shkencore të ndryshme për rrugëtimin e Kosovës deri tek liria dhe pavarësia.

Në këtë konferencë do të paraqiten 50 kumtesa.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close