Advertisements
News and Magazine

Vuçiq fton presidentin amerikan Trump për vizitë në Serbi,kërkon nga ai ndihmë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i uroi presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ditëlindjen dhe e ftoi të vizitojë Serbinë.

“Me vizitën tuaj do të konfirmonit se dëshira për lidhje më të forta dhe më të pasura serbo-amerikane është e dyanshme dhe qytetarët e Serbisë do të dinë ta respektojnë dhe vlerësojnë”, shkroi Vuçiq në urimin dërguar Trumpit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq po ashtu citohet të ketë thënë se është i inkurajuar nga fakti se Trump u kushton vëmendje zhvillimeve në Ballkan dhe se disa herë ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve.

“Siç e dini edhe vetë, përmes problemit të Kosovës kryqëzohen të drejta dhe interesa jo vetëm të Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, me ç’gje bëhet edhe burim i manipulimit dhe paqëndrueshmërisë politike”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se të gjithë qytetarët e Serbisë e dinë se Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie të veçantë me Kosovën, duke e konsideruar atë si shtet të pavarur, të cilin e kanë mbështetur dhe ndihmuar gjithmonë.

Vuçiq tha se kjo është pikërisht arsyeja përse dëshiron ta lusë Trumpin që të ndikojë te Prishtina për ta hequr taksën që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia.

Kjo taksë, që ka nisur të aplikohet qysh në nëntor të vitit të kaluar, është bërë shkak për ndërprerjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq insiston se dialogu nuk do të vazhdojë pa u hequr taksa. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se taksa nuk hiqet derisa Serbia nuk e njeh Kosovën.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close