Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Zbulohet metani në planetin Mars,shenjë për jetë?

Papritur është bërë një zbulim i rëndësishëm në planetin Mars ,zbulim i cili shkqncëtarët i bën edhe më shumë të besojnë në gjetjen e jetës në Mars.

Sasi të mëdha të metanit u zbuluan në Mars në ajër, gjë që mund të jetë një shenjë e jetës nëntokësore në këtë planet.

Ajo u zbulua nga roveri i Curiosity i NASA-s gjatë matjeve të ajrit që u bënë javën e kaluar. Metani zakonisht e prodhojn gjallesat në Tokë, dhe supozohet se kjo mund të jetë një shenjë e jetës në Planetin e Kuq.

Ky zbulim i papritur ka bërë që shkencëtarët të ndryshojnë planin e punës së roverit dhe tani do të fokusohen në kërkime të mëtejshme në këtë fushë. Shkencëtarët janë jashtëzakonisht të ngazëllyer për këtë dhe shpresojnë të zbulojnë mikrobet që ata mendojn se janë zhvendosur nën tokë në kohën kur Marsi besohet të ishte më i ngrohtë, i lagësht dhe kishte një mjedis më të mirë për jetën katër miliard vjet më parë.

Tani rover do të kërkojë dëshmi të jetës në Mars. Shkencëtarët kanë vënë në dukje se ka indikacione se ky metan ishte hedhur kohët e fundit jashtë. Nga ana tjetër, New York Times ka tërhequr vëmendjen se ende ekziston mundësia që është një metan nga lashtësia që është mbetur nën Mars për miliona vjet dhe tani është “rrjedh” përmes vrimave në sipërfaqen e planetit.

Dhe matjet 15 vjet më parë, të kryera nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, zbuluan metanin në Mars, por më pas u mendua se ky ishte një gabim, sepse rezultatet u arritën kur pajisja ishte afër fundit me energjinë.

Sipas këtyre matjeve të fundit, sasia e metanit është rritur trefish. Rezultatet e eksperimentit të ri të punuar gjatë fundjavës priten sot.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close