Advertisements

Zëdhënësi i misionit të KFOR-it,Grasso:Intervenimi i paradokohshëm i Policisë së Kosovë në veri ,operacion legjitim

Zëdhënësi i misionit të KFOR-it Vincenzo Grasso ka deklaruar se intervenimi i paradokohshëm i Policisë së Kosovë në komunat në veri të Kosovë ishte operacion legjitim i Policisë së Kosovë e cila ka reaguar në veprimet e dhunshme.

Grasso ka deklaruar për gazetën serbe “Politika” se aksioni i policisë më 28 maj nuk ka lidhje me përkatësinë kombëtare të askujt.

“Është qëlluar në policinë e rregullt pasi ishte bllokuar rruga që qon në Zubin Potok, dhe një polic është plagosur. Qëllimi në policinë dhe pengimi i aksionit të tyre është në kundërshtim me ligjin. Intervenimi i njësisë speciale të Policisë së Kosovës ishte vetëm reagim në këto veprime dhune”, ka deklaruar zëdhënësi i KFOR-it.

Duke komentuar “paralajmërimet” e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq se Prishtina po bëhet gati ta “merr” Trepçën dhe “aksionet e reja në veri të Kosovës”, Grasso ka deklaruar se KFOR kurrë nuk ka marrë informata të tilla, si dhe që ai nuk i komenton spekulimet dhe informatat të pabaza.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close