Advertisements

Zëvendës ndihmës sekretari Palmer:Shtetet e Bashkuara s’vendosin afate ,por dialogu duhet të vazhdojë

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se SHBA-ja do të donte që dialogu Kosovë – Serbi të vazhdojë urgjentisht.

Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe ka thënë po ashtu se marrëveshja e arritur të mund të zbatohet plotësisht dhe “të shitet” për publikun e të dyja vendeve, transmeton lajmi.net.

Sipas tij SHBA-ja nuk vë “vija të kuqe” në procesin e negociatave që, sipas tij, nuk do të thotë se të gjitha opsionet janë të hapura.

“ Nuk e shohim këtë në aspekt kohor. Mbështesim normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, do të donim që dialogu të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundur, dhe që të dyja palët të merren vesh për normalizim të plotë të marrëdhënieve në kohë të duhur. Se a do të ndodhë kjo këtë vit, nuk mund të parashikoj”, theksoi Palmer.

Gjithashtu Palmer mendon se vendosja e afateve kohore do të ndihmonte këtë proces.

“Momentalisht neve më shumë na intereson që të dy palët të kthehen në tavolinën e negociatave, që të rinisin dialogun dhe të ecin tutje kah ajo marrëveshje, hap pas hapi. Nuk mendoj se vendosja e afateve kohore do të ndihmonte këtë proces, por do të donim që bisedimet të vazhdojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, urgjentisht”, theksoi tutje Palmer.

“Mendoj se Vuçiqi qartë ka thënë se është i gatshëm të kthehet në dialog kur të hiqen taksat dhe se punon në arritjen e marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Besojmë se është i sinqertë e edhe pala kosovare është e sinqertë në qëllimet për arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, por këto janë çështje të komplikuara – politike, psikologjike, emocionale. Dhe nevojitet kohë që kjo të zgjidhet, ndërsa hapi i parë është që të dy palët të kthehen në tavolinën e negociatave dhe t’i nisin gjërat në kahun e duhur”.

I pyetur se a mendon se Vuçiqi do t’ia dalë të zgjidhë këtë problem? “Shtatë vjet është në pushtet dhe asgjë s’ka ndryshuar”.

Palmer ka thënë se shpreson se të dy palët mund të negociojnë, të arrijnë marrëveshje, ta zbatojnë atë dhe të hapin rrugën evropiane që është i pastër dhe i qartë

“ Besojmë se presidenti Vuçiq është i angazhuar për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe besoj se të gjithë që janë të përfshirë në këtë proces e kuptojnë se për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të Kosovës duhet normalizim i plotë i marrëdhënieve. Ne shpresojmë se të dy palët mund të negociojnë, të arrijnë marrëveshje, ta zbatojnë atë dhe të hapin rrugën evropiane që është i pastër dhe i qartë. Beogradi po refuzon të kthehet në dialog përderisa Prishtina nuk i heqë takat. Prishtina refuzon ta bëjë këtë përkundër thirrjeve nga SHBA-ja dhe BE-ja. Presidenti Vuçiq ka thënë se Kosova do të heqë taksat kur të vendosin “mentorët e saj perëndimorë”, tha tutje Palmer.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close