Advertisements

SHPËTIMI I VETES NGA VETVETJA

Politizimi i administratës, siç do të tregoja koha, do të jetë referencë kryesore për jetëgjatësinë në pushtet. Kombinimi i politizimit të administratës me atakimin në çështjet emocionale, u tregua si kombinimi më “fitimprurës”. Pra, elitat politike shqiptare kishin gjetur çelësin e “suksesit”: sulmo aty ku është më hollë – në problemet që shkaktojnë shpërthimin emocional dhe sakaq efektet do të jenë pozitive.

Ata që në fakt ishin zhytur në korrupsion e krime të ndryshme materiale, ata do të paraqiten edhe në rolin e shpëtimtarit. Sa shumë shpëtimtarë që u bënë. Absurdet s’kishin fund: ndodhi që të kemi më shumë shpëtimtarë e më pak viktima. Shqiptarët po shpëtonin veten nga vetvetja. Kurse pala tjetër, ajo maqedonase, që vazhdimisht akuzohej nga shpëtimtarët tanë, të cilët mendonin se në këtë mënyrë, me akuza të këtilla, para opinionit do t’i lajnë mëkatet, i kishte hyrë punës në oborrin e shqiptarëve, nga i cili oborr, ata, demek shpëtimtarët shqiptarë, kishin ikur duke u strehuar në kalanë e lakmisë dhe vetëpëlqimit./Shkelzen Halimi

 

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close