Advertisements

Dokumentet e mbretërisë së Jugosllavisë për shpërnguljen e planifikuar të Shqiptarëve për në Turqi

Shtrirja e shteteve fqinje në dëm të shqiptarëve duke ua marrë atyre tokat e tyre historike dhe tkurrja në gjendjen aktuale ka vazhduar në shekuj.Pothuajse të gjithë fqinjët kanë bashkëpunuar në dëm të shqiptarëve duke arrirë marrëveshje të fshehura e jo të tilla kundra shqiptarëve për gjueti territori si dhe zhbërje të faktorit etnik shqiptar nga hapësirat e tyre historike.Janë të njohura edhe marrëveshjet Greko-Turke,e Serbo-Turke….

Serbia me përpjekje permanente ka vazhduar pastrimin etnik të territorit që ua plaçkiti shqiptarëve duke përdorur edhe shpërnguljet nasive drejt Turqisë duke përdorur metoda hibride të dhunës,propagandës fetare,si dhe nënshkrimit të marrëveshjeve për shpopullim të trojeve shqiptare të okupuara nga serbia dhe popullimin e pjesëve të turqisë të cilat kishin ngelur të zbrazura pas dëbimit të Armenëve dhe të tjerëve.

Stuhia e kontrolluar e shpërnguljeve është legalizuar me 11 korrik 1938 me nënshkrimin e konventës jugosllavo-turke në Stamboll. Me konventë  është parashikuar shpërngulja e 40.000 familjeve të myslimanëve të Jugosllavisë “të cilët flasin gjuhën turke dhe kanë kulturë turke” nga 46 rrethe  të banovinave(krahinave) të Vardarit, Zetës dhe Moravës. Duke pas parasysh se hapësira gjeografike e definuar nuk ka përshirë Bosnjën e Hercegovinën, banovinat(krahinat) e përmendura janë bërë hapësirë transite për emigruesit  e interesuar boshnjak dhe sangjakas. Turqia është obliguar se do të pranojë 40.000 familje në afat prej gjashtë vitesh, ndërsa kompensimi i dakorduar të cilën Jugosllavia do të paguaj Turqisë ishte 500 lira turke për një familje, që do të thotë gjithsejtë 20 miliona lira. Konventa ka parashikuar transferimin e  shpërngulurve dhe pasurisë së tyre të lëvizshme gjer në limanin e Selanikut në llogari të Jugosllavisë.

Me këtë rast sjellim dy dokumente të cilët kanë parapri nënshkrimit të Konventës. I pari është procesverbali i konferences ndërministrore e cila është mbajtur në Ministrinë e punëve të jashtme të mbretërisë së Jugosllavisë me

20 shtator 1935 dhe ka shqyrtuar shpërnguljen e popullatës josllave nga Serbia Jugore.

Teksti i dytë paraqet Projektin e planit për shpërnguljen të cilin e ka përpiluar komisioni i ngushtë i konferencës ndërministrore, i cili është sjell në mbledhjen e 24 shtatorit të vitit 1935 në Beograd.Në mesin e konkluzioneve të këtij projekti të cilën e kanë përpiluar përfaqësuesit e pesë ministrive dhe Shtabit të përgjithshëm dominojnë nevoja e sjelljes urgjente të konventave bilaterale me Turqinë dhe Shqipërinë, gjersa në rastin e problemit me shpërnguljen e shqiptarëve është propozuar shpërngulja e tyre në brendësi të Jugosllavisë. Lehtësirat tatimore janë parashikuar për ata të cilët në mënyr vullnetare do të heqin dorë nga nënshtetësia, ndërsa në udhëtim gratis gjer në Selanik mund të llogarisin vetëm ata të cilët paluajtshmërin e tyre do të braktisin shtetit. Gati të gjitha propozimet e përfaqësuesëve të Shtabit të përgjithshëm unanimisht janë miratuar si masa të cilën Projekti propozon për “shpërnguljen më të shpejtë dhe më të suksesshme të popullatës josllave në Turqi, përkatësisht në Shqipëri”: eliminimi i propagandës kundër shpërnguljes e cila është udhëhequr nga Tirana, thirrja sa më  e shpeshtë e rekrutëve josllav nga rrethet kufitare në stërvitje dhe manovra ushtarake, ndalesën e punësimit në  shërbimin administrativ ” të personave të cilët vijnë në konsideratë për shpërngulje”, transferimi i nëpunësve aktual josllav në hapësirat tjera të vendit, nacionalizimi i toponimeve dhe mbiemrave etj. Të dy dokumentet ruhen në Arkivin e Jugosllavisë në kuadër të fondit Misioni i Mbretërisë së Jugosllavisë në Turqi-Stamboll, Ankara(370), dosja 9, njësia arkivore 42, faqet 637-643. Tekstet përcillen në formën burimore, pa kurrfarë intervenime stilistike apo gjuhësore.

Proçesverbali i konferencës ndërministrore, të mbajtur në Ministrinë e punëve të jashtme me 20 shtator 1935 lidhur me çështjen e shpërnguljes  së popullatës josllave nga Serbia Jugore.

Prezentë:

– nga Ministria e punëve të jashtme: z. Ilija Milikiq, shef  i departamentit  të IV të  zyrës politike, z.Milivoje Milçiq, këshilltar, z. Petar Cabriq, këshilltar, z. RadovanMitroviq, sekretar;

– nga Ministria e bujqësisë: z. Vojislav Magovçeviq, inspektor, z. Gjura Tataloviq,

shef i departamentit financiar;

– nga Ministria e punëve të brendshme: z. Dushan Tadiq, inspektor;

– nga Shtabi i përgjithshëm:z.Jovan Sokoloviq, gjeneral-kolonel;

– nga Ministria e financave: z. Dushan Trajkoviq, këshilltar;

– nga Ministria e trafikut:z. Millosh Popoviq, zyrtar i lartë komercial i zyrës së

drejtorisë së përgjithshme të hekurudhave shtetërore.

 

Mbledhjen e kryesoi z. I. Milikiq. Procesverbalin e kanë mbajt z. Dr. Feeodor Koreniq dhe z. Dr. Jozho Logar, sekretarët në Ministrinë e punëve të jashtme.

Mbledhja filloi në ora 18.oo.

z.Ilija Milikiq thotë se z. V. Magovçeviq ka shpreh dëshirë se në një nga konferencë ndërministrore të shqyrtohet çështja e shpërngiles së Turqëve dhe myslimanëve tjerë nga nga pjesët jugore, Këtë çlshtje duhet sa më parë të zgjidhet, sepse masat kompakte të Turqëve dhe Shqiçtarëve përgjat kufirit shqiptar paraqet në aspektin nacional dhe ushtarak problem të rëndësishëm. Numri i Shqiptarëve, të cilët janë më shumë se gjysmë milion, është shtuar nga viti 1931 për 65.000.Pse nacionalizimi i elementit josllav nuk pati sukses, arsyeja është se popullata ortodokse  në pjesët jugore është në numër të vogël( gjithsejtë ka në pjesët jugore 165.000 ortodoks) dhe se elementi ynë nuk ishte mjaft i përgatitur për kryerjen e nacionalizimit. Prandaj, mbetet vetëmrruga e shpërngules së elementit josllav nga vendi ynë.

Ministria e punëve të jashtme konsideron se duhet vëmendje të posaçme të adresohet në Shqiptarët, pasi që janë kompakt dhe në kontakt të vazhdueshëm me Shqipërinë fqinje, në të cilin pa marr parasysh në paqartësinë politike, megjithatë ngadalë për krijohet ndjenja kombëtare. Politika e dëbimeve gjer sot nuk ka dhënë ndonjë rezultat të duhur. Ky element lëviz vetëm në Turqi dhe Shqipëri. Ekziston mundësia që numri i emigrantëve për në Turqi të shtohet në bazë të Ligjit turk të vitit të kaur për popullësimin e krahinave të tëra me popullatë të kulturës turke. Për këtë qëllim Turqit kanë nënshkruar marrëveshje me Rumaninë, ndërsa tani po bëhen bisedime edhe me Bullgarinë. Marrëveshja me Rumaninë parasheh që Turiqt nga Rumunia, të cilët janë rreth 400.000, duhet të shpërngulen në afat prej 5 vitesh. Të gjitha pronat e tyre do të mund parasegjithash të blejrë qeveria rumune, Gjatë  shpërnguljes ata gëzojnë lehtësira të caktuara; udhëtojnë pa pasaporta të zakonshme, tatimet e vjetërsuara nuk ju kërkohen,  nëpunësve ju kthehet shumat të tëra të ndaluara për fondin pensional, rekrutët ushtarak lirohen nga shërbimi i mëtutjeshëm ushtarak, për transportin e gjësendeve të tyre nuk paguhet kurrfarë takse, sikurse as për transportin e kafshëve, mjeteve të punëse etj. Pasuria e pronave të shpërngulurve, të cilët për shkak të kohës së shkurtër mbesin të pashitura, sikurse edhe pronat vakëfore qeveria rumune do të paguajë nga mjetet e veta financiare, pas së cilës do të kusuriten më vonë me qeverinë turke.

Qeveria shqiptare e cila më heret ishte e interesuar të pranojë numër të caktuar të Shqiptarëve,  tani po arsyetohet se nuk mund të bëjë për shkak të mjeteve financiare.  Megjithatë, bindja jonë është se këtë nuk e bën për shkak të arsyeve nacionale: ajo nuk dëshiron zvogëlimin e mumrit të Shqiptaëve te ne për shkak të pretendimeve territoriale të ardhshme. Qeveria e Turqisë përkundër kësaj, ka ndarë për emigrantët e saj gjer në vitin 1936, gjithsejtë 3,000.000 lira turke. Neni 55 të Ligjit mbi shtetësinë ka dhënë mundësin për dëbimin e popullatës josllave ; por përkundër saj ekzistojnë vështërsit të theksuar nga ana jonë.

Në vendin e parë është vërejtur se është bërë një gabim, pasi që në mesin e deklaratve për shpërngulje gjenden një numër i madh i paraqitjeve të myslimanëve tanë nga Sangjaku, të cilët në të vërtet janë njerëzit tanë. Prandaj nuk ka arsye që ata të largohen nga vendi, Ne kemi tërhjekur vëmendeje Ministrisë së punëve të brendshme që në të ardhmen deklaratat e tilla të popullatës tonë sllave të mos pranohen. Vështërsia e dytë është likuidimi i pronave të të shpërngulurëve. Kjo çështje do të zgjidhet deri diku me huanë të cilën Ministria e bujqësisë e ka marrë tëk banka hipotekare shtetërore në shumë prej 21,800.000 dinar.

Nuk duhet harruar se bile edhe ata të cilët i kanë likuiduar pronat e veta, po hasin në vështirësi për marrjen e pasaportave, duke marrë parasysh në formalitetet e shumëta rreth grumbullimit të dokumenteve. Ministria e punëve të jashtme ka propozuar se këto dokumente duhet lëshuar sipas detyrës zyrtare. Ata emigrantë, shumica të varfër, nuk mund të përballin vetë shpenzimet për transport. Për këtë shkak është kërkuar që të ju sigurojet udhëtimi gratis gjer në kufi ose zbritje prej 75%. Megjithatë, Ministria e transportit nuk dëshiron kurrfarë shmangje nga rregullorja për tarifa. Në çdo rast shpërnguljet duhet kryer sipas planit të përcaktuar. Duke pas parasysh  kreditin e kufizuar me të cilin disponohet, do të duhet caktuar nga cilat rrethe, nga arsyet politike dhe ushtarake, do të duhej në plan të parë të evakuohen.

z.Milivoje Milçiq cek që çështja e shpërnguljes së myslimanëve nuk është e re, pasi që ekziston që nga viti 1878(Muhagjerër). Kjo është e re duke marr parasysh nenin 55 të Ligjit mbi shpërnguljen i cili gjer në vitin 1933 ka mbet shkronjë e vdekur. Tek në këtë vot qeveria shqiptare ka nisur këtë çështje me qëllim të zgjidh çështjen e shtetëtisës të atyre Shqiptarëve të cilët për çfarëdo arsye kanë ikur nga vendi ynë në Shqipëri. Neni 55 afati i të cilit do të duhej të skadonte me 1 nëntor 1933, është vazhduar me kërkesë të Ministrisë së punëve të jashtme gjer 1 nëntor 1938. Prej atyre të cilët kanë dhënë deklarata, rrallë kush është kujtuar duke marr parasysh faktin, se qeveria shqiptare nuk ka dhënë leje për imigrim.

Gjer tani janë shpërngulur gjithsejtë 20.000 persona për Turqi. Për Shqipëri është dhënë 2.000 deklarata, por asnjëri nga këta nuk ka fituar lejen për imigrim. Turqit në shtetin tonë paraqesin element të qetë, i cili është i ndarë nga metropola e tyre dhe nuk janë të nënshtruar propagandës nacionaliste. Tek Shqiptarët situata është tërësisht e ndryshme duke marr parasysh se janë të populluar në masën e dendur në zonat kufitare( në të cilën në disa rrethe janë edhe gjer në 90% të popullatës së gjithëmbarshme).

Ne jemi në marrëdhëniet miqësore me Turqinë dhe në afat prej disa muajve mund të zgjedhim çështjen e shpërnguljes së Turqëve. Turqia pranon të gjithë njerëz të kulturës turke dhe në këtë mënytë do të mund të shpërngulim edhe një pjesë të Shqiptarëve. Çfarëdo sakrifice nuk janë shumë të mëdha, që kjo çështje të zgjidhet. Ministriae bujqësisë, me ndihmën e në organizimi të planifikuar, duhet të thejë komplekset e Shqiptarëve, duke lëshuar në çdo fshat të tyre disa familje tona, ndërsa përgjat kufirit shqiptar do të duhej një rrip tërësisht të pastrohet nga Shqiptarët.

z. Vojisllav Magovçeviq thotë se Ministria e bujqësis por zbaton kolonizimin plot 15 vite. Më së shumti janë shpërngulur nga pjesët pasive(Bosna, Lika, Hercegovona, Mali i Zi). Por me këtë punë janë shterur gjer tani të gjitha hapësirat e lira, ndërsa ka edhe 17.000 familje të cilët kanë paraqitur lutje për alokimin e sipërfaqeve tokësore dhe të cilët presin mundësinë për shpërngulje në pjesët jugore të vendit. E vetmja zgjidhje e problemit do të ishte në atë, që do të duhej shpërngulur elementi turk dhe shqiptar, i cili është i fuqishëm akoma në 17 rrethe, dhe aty është raporti 73% josllav kundrejt 27% të popullatës sonë.

Arsyet nacionale kërkojnë që që të vazhdohet me kolonizim pikërisht përgjatë kufirit shqiptar. Për këtë qëllim tani Ministria e bujqësisë ka marrë hua prej 21,000.000 dinar te banka hipotekare shtetëpre për bëerjen e pronave shqiptare dhe turke në Serbinë Jugore. Nëse do të dëshirohej të blihen tërë 15.000 hektar troje, në të cilët do të vendosen 3000 familje të kolonistëve tanë, atëherë për këtë do të nevojiteshin 30,000.000 dinar. Megjithatë disa do të dëshironin vetëm udhëtim gratis gjer te kufiri turk, dhe për këtë qëllim do të lëshonin pa para tokat e reja. Përgjat kufirit shqiptar, në të cilën është 85% të popullatës shqiptare, është aktivizuar komiteti shqiptar të cilin e ndihmon qeveria shqiptare, e cila Shqiptarët i nxit që të mos shpërngulen.

Ne do të japim të holla për pronat e shitura vetëm atyre personave, të cilët do të pajisen me pasaportë të rregulltë,  do të kryejnë shërbimin ushtarak dhe do të paguanin të gjitha tatimet, ata menjëherë do të transportohen me tren. Praktika e mëparshme e zyrtarëve tanë policor, kur është ëshuar pasaporta me afat skadimi prej gjysmë viti, ishte e gabuar, pasi që ata persona nuk humbnin shtetësinë, dhe se pas një kohe ktheheshin. Do të duhej bërë plan dhe program për shpërngulje në idetë kryesore. Në atë aspekt do të mund të shërbehemi si bazë marrëveshja e Turqisë me Rumuninë.

z. Ilija Milikiq prezanton hapat të cilin do të duhej ndërmerren për të eliminuar vështirësitë, të cilët sot pengojnë shpërnguljen e popullatës josllave në bazë të nenit 55 të Ligjit mbi shtetësinë. Këtu do të vinte parasysh: pajisja me pasaportë pa pagesë, lirimi nga të gjitha taksat dhe tatomet, mundësia e transportit pa para gjer te kufiri shtetëror në këmbim me lëshimin e pronave pa para shtetit, përpilimi me Turqinë të një konvente, të ngjashme me Rumaninë, lirimi nga shërbimi ushtarak i rekrutëve josllav. Poashtu do të duhet thjeshtësuar procesin administrativ gjatë nxjerrjes së shumë dokumenetave , të cilët janë të nevojshme për të shpërngulurit .

Për të zbatuar sa më shpejtë këto masa në praktikë, z. I. Milikiq propozon organizimin e një komitetit më të ngushtë, në të cilin do të kyçesin z. M. Milçiq, koloneli J.Sokolloviq, D. Tadiq dhe V. Magovçeviq me detyrën që të përpilojnë një projekt të masave të cilën duhet ndërmarr për përshpejtimin e shpërnguljes së popullatës josllave, i cili do të paraqitet për miratim Këshillit ministror.

Të gjithë prezentë pajtohen me këtë propozim.

z.kolonel J. Sokolloviq thotë se ai ka disa propozime pa marr parasysh konventës e cila do të arrihet me Turqinë, ashtu që ng ana jonë të përshpejtohet shpërngulja e elementit josllav.

1- Me forcën e ligjit të detyrohen në kryerjen e saktë të të gjitha obligimeve në pikëpamjet të tatimeve;

2- emigrantët të largohen nga mesi i Turqëve dhe Shqiptarëve, pasi që edhe ata që çmohen si miqtë tanë, po kryejnë propagandë kundër shpërnguljes;

3- pasi që Turqit tanë nuk konsiderohen si pakicë kombëtare, të detyrohen fëmijët  e tyre të ndjekin shkollat tona kombëtare, pasi që ka ndodh që tri të katërtat e këtyre të rinjëve, të cilët vijnë të kryejnë shërbimin ushtarak, dijnë të shkruajnë vetëm turqisht;

4- të lëshohet shkresë  konfidencial që ata që nuk duan të shpërngulen, të mos pranohen asesi në shërbim shtetëror apo vetëqeverisës;

5- të jepen këtyre anëve karakteristika tona të emërtimeve të vendbanimeve dhe toponimeve;

6- të krijohet zona e populluar me elementin tonë sllav përgjat kufirit shqiptar. Në këtë qëllim të fillohet me kolonizim në kufi, dhe sistematikisht të shkohet në drejtim në brendësisë së shtetit. Këtë çështje të mo zgjidhet pjesërisht, por të sillet ndonjë plan për 10 vitet e ardhshme.

Si hap i parë për organizimin e shpërnguljes së elementit josllav z. Kolonel J. Sekullovoq propozon krijimin e komitetit të vazhdueshëm të mgushtë, i cili do të qëndrojë së bashku me përgjegjësi të plotë, pa marr parasysh në juridksionon e saj.

Të gjithë të pranishëm pajtohen me këtë propozim.

Konferncal sjell këtë konkluzion në vijim:

1- Do të duhej filluar çështjen e shpërnguljes me qeverinë turke dhe të përpiqet të zgjidhet në mënyrë të njejtë, sikurse që e ka bërë me Rumaninë, me anë të një konvente speciale të arritur.

2- Të gjithë ata që duna të shpërngulen, të pajisen me pasaporta gratis.

3- Të gjithë këta persona duhet liruar nga të gjitha taksat dhe tatimet, etj.

4- Atyre personave të cilët ofrojnë pronat e tyre të paluajtshme në këmbim të transportit gratis, të përmbushen.  Të varfërve të cilët nuk kanë prona, të sigurohet transporti gratis, ndërsa atyre të cilët kanë shitur pronat e tyre, të jepet transporti me 75% zbritje.

5- Këta persona duhet liruar nga pagimi i të gjitha detyrimeve në inventar të vdekur,  të cilët e mbajnë me vete, sikurse paratë.

6- Ministri e ushtrisë dhe marinës veç ka dhënër urdhër që të gjithë këtyre personave të jepen leje për shpërngulje pa marr parasysh se a e kanë kryer shërbimin ushtarak apo e kanë rregulluar detyrimin ushtarak, apo jo. Njashtu duhet lëshuar të gjithë ata të ciltë duan të shpërngulen e të cilët aktualisht gjenden në shërbimin ushtarak.

Këshilli i ngushtë do të përpilojë në bazë të parimeve të lartëshenuar një projekt planifikim për shpërngulje, të cilën konferenca e ardhsme ndërministrore definitoivisht do ta pranoj dhe do ta paraqet zotëri Ministrit të bujqësisë. Zotëri Ministri i bujqësisë këtë çështje do ta paraqet para Këshillit ministror, i cili përfundimisht do të sjell zgjidhje definitive.

Është vendosur  që komiteti i ngushtë të takohet me 24 shtator 1935 në ora 9.oo në Ministrinë e punëve të jashtme.

Mbledhja përfundoi në ora 20.oo.   Takimin e kryesoi: Ilija Milikiq n.v.

Procesverbalin e kanë mbajt:Dr.Feodor Koreniq n.v. , Dr. Jozho Logar n.v.

20 shtator 1935                                                          Beograd

 

Projekti i komitetit të ngushtë të konferencës ndërministrore për shpërnguljen e elementit josllav nga Serbia Jugore

Në kuptim të zgjidhjes së konferencës ndërministrore prej 20 shtatorit 1935, komiteti i ngushtë është takuar me 24 shtator të këtij viti, lidhur me çështjen e shpërnguljes së popullatës josllave nga vendi ynë, konkretisht nga Serbia Jugore sipas nenit 55 të Ligjit mbi shtetësin, ka miratuar këtë konkluzion :

1- Çështjen e shpërnguljeq duhet sa më parë të rregullohet me konventën speciale në mes shtetit tonë dhe Turqisë, si dhe në mes shtetit tonë dhe Shqipërisë, sipas mënyrës si është rregulluar kjo çështje në mes Turqisë dhe Rumanisë.

2- Në rast se me Shqipërinë nuk mund të arrihet marrëveshja për shpërnguljen e Shqiptarëve në Shqipëri, apo shqiptarët, të nënshtruarit tonë nuk duan të shpërngulen në Turqi, duhet menjëherë të qasemi rregulloreve ekzistuese ligjore për transferimin e këtij elementi josllav nga zona kufitare në brendësi të vendit tonë dhe kolonizimin e zonës së njëjtë me popullatës sllave të Jugosllavisë.

3- Të gjithë atyre personave të cilët në bazë të nenit 55 të Ligjit mbi shtetësinë japin deklarata,  se pjekin dorë nga shtetësia jonë dhe në afatin e caktuar kohor do të shpërngulen nga shteti ynë, të ju mundësohen këto përfitime:

a- të pajisen me pasaporta gratis për shpërngulje, dhe atë kolektivisht;

b- të lirohen nga të gjitha obligimet e mbetura(tatime, taksa, rekrutime,etj);

c- në rastet kur personat shpërngulen, ndërsa kanë borgje hipotekare dhe private(letra hua, obligacione apo të ngjashme), të kryera gjer 1 shtator 1935, duhet kreditorëve të paguhen nga shumat e vlerësuara nga pronat e tyre të paluajtshme;

d- të ju mundësohet udhëtimi gratis gjer në Selanik dhe Svilengard, në rast se deklarojnë se tërë pasurinë e paluajtshme e lejnë shtetit tonë. Njëjtë kjo vlen edhe për të shpërngulurit me gjendjen e tyre të varfër;

e- të lejohet zbritka në hekurudha prej 75% atyre personave të cilët materialisht qëndrojnë mirë apo më heret i kanë shitur pronat e tyre;

f- të lirohet nga të gjitha detyrimet për eksportin e inventarit të vdekur dhe të parasë;

g- të lirohen nga momenti kur japin deklaratën për shpërngulje; prej rekrutimit, dërgimin në rekrutim, kryerjen e shërbimit, thirrjeve në ushtrime dhe marrjen e pajisjeve transportuese me qëllim të kryerjes së ushtrimeve dhe manovrave. Nga këto mund të lejohen shmangiet në rast se shpërngulja nuk kryhet brenda një viti nga dhënja e deklaratës.

4- Për shpërngulje më të shpejtë dhe më të suksesshme të kësaj popullate josllave në Turqi, gjegjësisht në Shqipëri, komiteti sheh të arsyeshme të ndërrmeren edhe këto masa:

a- me të gjitha mjetet të zbrapsen dhe të pamundësohet çdo propagandë  e cila në mesin e këtij elementi kryhet nga Shqipëria kundër shpërnguljes;

b- nga popullata josllave e cila vjen në konsiderim për shpërngulje, të kërkohet që të plotësojnë të gjitha rregullat ekzistuese ligjore, e posaçërisht të atyre që kanë të bënë me pagimin e detyrimeve fiskale (tatimeve, taksave, etj);

c- sa më shpesh në territorin e Serbisë Jugore, sidomos nga rrethet kufitare të thirren në ushtrime ushtarake detyruesit operativ dhe rezerv të personave me prejardhje josllave, si për ushtrime dhe manovra, apo për hapjen e rrugëve strategjike apo objekteve fortifikuese;

d- parimisht të mos pranoen në administratën shtetërore( si dhe në atë lokale) personat të cilët vijnë në shprehje për shpërngulje, ndërsa ata të cilët janë veç në administratën shtetërore dhe atë vendore të sistematizohen në pjesët tjera të vendit ku jeton popullata jonë nacionale;

e- rreptësisht të zbatohet parimi i shkollimit obligativ të fëmijëve në këto pjesë në shkollat tona fillore;

f- rreptësisht të zbatohen të gjitha rregullat për kolonizimin e pjesëve jugore në pikëpamje të kufizimit të komplekseve të nevojshme për kolonizim, ndërsa në rend të parë në rrethe kufitare;

g- menjëherë të qaset nacionalizimit të objekteve gjeografike (vendbanimeve të populluar, lumejve, maleve etj.) si dhe mbiemrave personal. Kjo vlen për mbishkrimet publike, firmat, reklamat, etj;

h- të gjitha masat e lart cekura kryesisht dhe menjëherë të implementohen duke filluar nga linjat kufitare të Shqipërisë drejt brendësisë së vendit.

24 shtator 1935                                                       Beograd

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close