Patozi-Bashës:Si jurist që je, mos njih vetëm vendimet e institucioneve që të pëlqejnë

ATSH/ Kryetari i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi sfidoi sot Lulzim Bashën të ndajë mendjen dhe të njohë të gjitha vendimet e institucioneve, dhe jo vetëm të atyre që i pëlqejnë. Patozi iu referua përshëndetjes nga ana e Bashës të vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos dhënë mandatin për kryebashkiaken e re të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

“Eh, mor jurist, që nuk e tregon diplomën, megjithëse ta kanë bërë çështje prej shumë kohësh shkollimin tënd në Holandë! Qenke gëzuar për një vendim gjykate në Durrës, ndërkohë që po të kishe formimin elementar për atë, që pretendon se je arsimuar, duhet t’i njohësh të gjitha vendimet e institucioneve, jo vetëm ato që të pëlqejnë ty”, tha Patozi.

Ai solli një anekdotë me qershitë, për dikë që i ndante në të bëra pis ose jo. Dhe në fund i hëngri të gjitha, ngaqë i dukeshin të pastra edhe ato që kishin ngelur të fundit.

“Sepse ka dhjetëra vendime të tjera gjykatash të cilat ti nuk i pranon, se nuk të interesojnë”, tha Patozi.

“Por unë ta njoh hallin dhe nuk të vë shumë faj. Ti thjesht po shtyn ditët e tua, derisa të dalë një gjë tjetër e të harrohet fakti që i fale kundërshtarit 61 bashkitë pa betejë, kur u the njerëzve që zgjedhje vendore pa ty në Shqipëri nuk do të ketë”, theksoi kreu i “Bindjes Demokratike”.

“E nise këtë punë me gënjeshtrën që Bindja Demokratike mori pjesë në procesin e 30 qershorit për të legjitimuar fitoren e Edi Ramës. Tani e paske ndërruar pllakën e gramafonit dhe po thua që ne ishim në këto zgjedhje për të delegjitimuar procesin. Ka një shprehje të Shqipërisë së Mesme, që të shkon shumë në këtë rast: “O fol e mba, o dh.. e ha”, përfundoi Patozi.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close