Advertisements

Rama:Gati për tryezë dialogu për reformën zgjedhore, nuk njoh asnjë 13 tetor

ATSH-Maela Marini/ “Ne jemi absolutisht të disponueshëm për t’u ulur në tryezë me të gjithë, pa asnjë përjashtim dhe paragjykim dhe për të diskutuar për sfidat e vendit dhe atë që është e rëndësishme të adresohet në funksion të rregullave të lojës, reformës zgjedhore”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Rama tha se “sa i takon Kushtetutës, ligjshmërisë dhe mandatit tonë qeverisës, këto nuk janë çështje që ne i kemi për diskutim për askënd tjetër, sepse lidhen me detyrimet tona”.

“Ne jemi një shumicë qeverisëse që kemi detyrë të forcojmë kulturën e ligjit dhe kemi detyrimin të mbajmë me nder dhe dinjitet një mandat që na është dhënë për të qeverisur deri në 2021”, – tha Rama.

Interesit të gazetarëve lidhur me dekretin e Presidentit për mbajtjen e 3 palë zgjedhjeve në 13 tetor, Rama deklaroi se “nuk njoh asnjë 13 tetor, është një e diel si të gjitha të dielat që kemi para”, duke shtuar se “zgjedhjet janë bërë në 30 qershor”.

“Ne jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore. Kemi ngritur edhe 3 këshillat drejtues; në rajonin verior do të jem unë, në rajonin e mesëm Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe në rajonin jugor Kryetari i Kuvendi. Ky është fokusi ynë. Ne kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve, jo me problemet e brendshme të opozitës jashtëparlamentare apo të Presidencës. 13 tetori për mua është njësoj si 12 tetori, 14 tetori etj. Nuk njoh asnjë 13 tetor. Është një e diel si të gjitha të dielat që kemi para”, – tha Rama.

Kryeministri tha se “është shumë e rëndësishme të ngremë në një nivel të ri dialogun me të gjithë, me qytetarët, sipërmarrjen, me njerëzit e zakonshëm në çdo sektor, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të tyre politike”.

“Duhet të ngremë në një nivel të ri dialogun e brendshëm në parti që do të nisë shumë intensivisht edhe në funksion të zgjedhjeve në çdo organizatë; dialogun me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare”, – shtoi ai.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close