Advertisements

Pjepna, parandalon plakjen

Duhet të dini se pjepnai bën mirë trupit, pasi përbëhet në masën 90% nga uji, element shumë i rëndësishëm për të luftuar dehidratimin gjatë verës.

Është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe mbi të gjitha vitamina A dhe C. Të gjithë ata që kanë probleme me dietën dhe ngurojnë të konsumojnë shumë sasi sheqeri, pjeprin duhet ta shtojnë tek lista e tyre, pasi cilësohet si një frut dietik.

Një fetë pjepne rreth 100 gramë, përmban vetëm 33 Kcal dhe 90.1 gramë është ujë, 7.4 gramë karbohidrate, 0.2 gramë yndyrë, 0.8 gramë proteina. Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga problemet në veshka, duhet të shtojnë dozën e ngrënies së pjepnes.

Falë përqendrimit të madh të ujit, ky frut ndihmon personat që vuajnë nga problemet në veshka. Efektet pozitive janë të shumta në numër, e ndërsa nuk mungon edhe që ky frut i bën mirë trurit.

Pjepna përmban vitaminë B2, e cila e mban trurin të ri, si dhe e relaksion nga stresi. Pjepna përmirëson edhe gjumin. Lufton osteoporozën në sajë të vitaminës B6, e cila përmirëson shikimin dhe ndihmon dhëmbët dhe kockat.

Kemi dëgjuar shpesh se po të konsumojmë karrota, ka efekte për tu nxirë, por edhe pjepna favorizon nxirjen. Pjepna është e pasur me betakarotenë dhe favorizon nxirjen e trupit. Ky frut parandalon edhe infarktin.

Ai mban të shëndetshëm sistemin kardiovaskular, falë adenosinës, një substancë e cila e mban në gjendje të mirë gjakun. Pjepna lufton edhe kolesterolin, si dhe mban në nivele të ulëta trigliceridet.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close