Piratësia ilire , një shpifje historike

Nga: Fahri Xharra – Dhjetor 5, 2013

Ende ka zëra, jo vetëm nga të huajt por edhe nga të tanët që ilirët ishin piratë. Sa është kjo e vërtetë ? Ishin ilirët piratë apo kjo ishte një shpifje e madhe historike ,dhe që kjo shpifje , ky sajim qëllimkeq ” lundron” endje në mendjet tona ? ” Nga fundi i shek. të tretë prK në bregun e detit të Ilirisë së lashtë arrijtën Romakët, me qëllimet e tyre ekspansioniste . Ata shkelën për herë të parë ashtu me një qellim të caktuar në bregun e detit Ilirik. Duhej pushtuar , duhej vrarë duhej gabitur .

Arsyetimi : “Duhet mbrojtur kolonët grek dhe duhet shpëtuar tregtija detare ne “piratsia” Ilire !” Qëndrimi i gjatë luftarak ilir nuk mund të zgjatëte krejt jetën ..dhe filloi pushtimi. Masakrat barbare mbi meshkujt e Ilirisë , dhunimet dhe shitja e grave dhe vajzave ilire nuk ndalej, e fëmijtë e pambrojtur përfundonin duku largë që as sot nuk dihet se ku.Por më e keqja mbeti me shekuj (23 shekuj) , një e keqe që edhe ne i zurëm besë : Ilirët ishin piratë ! “Që nga kohërat shumë të herëshme , shumë të lashta , pirateria e luante një rol të madh në këto ujëra (Adriatik fxh), dhe si “mjeshtëri ” fitimprurëse ruhej brez pas brezi nga banorët e bregut lindorë ” (historiani francez Maurice Holleaux ) Ky qëndrim i historianit francez me ndikim M. Holleaux , është pjesë e teorisë së tij për piraterinë Ilire gjëja se ishte problem me shekuj në Adriatikun e vjetër. Ai qëndron fortë në teorinë e tij që kjo ishte arsyeja kryesore se pse Romakët më këtë “argument” e kaluan Adriatikun dhe ku u zhvilluan dy luftërat Ilire , ajo e vitit 229,8 dhe tjetra e vitit 219 paraK.

Shkollarët tjerë , më vonë i vuan në pikëpyetje pikëpamjet e Holleaux-it e sidomes në mbështetje të Polybusit. Si e shihte Roma Adriatikun ? Njeriu që mundohet të sqaron faktorët që e prodhuan shpifjen e piraterisë Ilire,hulumtimin e piraterisë së lashtë dhe portretësimin e Ilirëve është Edward Bragg Ph.D. Oxford 2005ai Ai në punimin e tij . ” Pirateria Ilire (Illyrian piracy – Ancient endemic or historical construct ) e spjegon që kjo shpifje ishte e Romakëve e motivuar në mbrendinë e tyre për qëllime ushtarake, politike dhe ekonomike e cila është edhe kundër argument i spjegimeve të historianit Holleaux, dhe dhe shumë holleauxave të tjeë gjatë historisë 2200 vjeqare. “Në mesin e të parëve të Adriatikut që nga kohët më të hershme , (ilirët fxh) e kishin një zë të keq (që nga shek. i pestë prK) :se të lundrosh nëper Adriatik ishte një rrezik përrallor dhe një ndërmarrje e rrezikshme ” (Holleaux 1928) . Sa qendronte kjo? Vetëm ta lidhim me propagandën serbe dhe do ta kemi të qartë : ”Qëllimi i hulumtimit të prejardhjës së Shqiptarëve, qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja , e në këtë rast tokave tona( serbe f.xh.) , toka të cilat e kanë një vlerë që nuk maten me asgjë për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb ; toka nga të cilat populli serb, kurr nuk do të hjek dorë .”( Akademik Mihajlo Markoviq).

Dr. Adrian Anastasi (Shqipëri), i cili edhe më parë ka mbrojtur me ngulm idenë e prezencës konstante të flotës tregtare ilire në ujrat e Mesdheut, shprehet se zbulimet e kohëve të fundit, në të gjithe bregdetin shqiptar, por veçanërisht këto të Durrësit hedhin poshtë tezat e “piraterisë ilire”, me të cilat mvishej padrejtësisht lundrimi i anijeve ilire gati 2 mijë vjet më parë. ”Në respekt të këtij realiteti që sjellin zbulimet e fundit, rezulton se teza e “piraterisë ilire” është bllof dhe ka patur një synim politik të dominimit-vlerëson arkeologu nënujor. Siç e dimë, qytet-shtetet e Greqisë së lashtë, por edhe senati romak kërkonin shpesh herë “casus belli”, pra shkase ( pretekste) për ndërhyrje ushtarake. Ilirët “historikisht ishin ” analfabet pa shkrim lexim , pa kulturë , barbar dhe piratë.!? Kurse për shqiptarët vazhdon i njejta melodi :”Gjurmët e tyre duhet kërkuar nëpër varrezat e tyre nëpër bjeshkë e vështirë që gjindet diçka e mirëfilltë” (Vesna Peshiq : Shqiptarët Ilir të rrejshëm)” “Kurse shtypi i Beogradit ,kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. “(shtypi serb, Jovan Deretiç) ” Burimet e shkruara antike, të cilat nuk japin të dhëna mbi veprimtarinë tregtare të lundrimit në Ilirinë e jugut, vijnë kryesisht nga autorë të lashtësisë me përkatësi greke dhe romake, por gjetjet e relikteve të anijeve me mallra, që dilnin nga porti i Durrësit, apo shkonin drejt tij janë vërtetimi konkret i shkëmbimeve ekonomike intensive mesdhetare mes porteve të Ilirisë dhe vëndeve të tjera të pellgut mesdhetar, përfshi edhe Afrikën e veriut.

Gjërat duhet shikuar ndryshe nga ne dhe nga miqt tanë:”Veprimtaria e pandërprerë dhe intensive tregtare në të gjithë periudhën tashmë vërtetohet nga gjetjet e fundit, në të cilat nuk ka asnjë shenjë ndërhyrjeje piratësh, me djegëje, apo me armë në bord”-sqaron arkeologu me përvojë Dr. Anastasi Harry Dell në vitin 1967 (The Origin and Nature of Illyrian Piracy ;Harry J. Dell) i ka kritikuar ashpër bindjet gjerësisht të pranuara për piratësinë Ilire duke i ndriquar me fakte shumë të meta të shpifjes së Holleaux-t (historian ,etnolog dhe gjeograf francez 1861-1932) . Holleaux-i thirrej në shkrimet e Lysias-it (445 PRK-380 PRK) për rreziqet e Adriatikut e i cili nuk e përmendë piraterinë si rrezik , por Lysias-i e ka cekur vetëm frigën e tregtarëve athenas në lundrimin e tyre nëpër detëra të hapur. Pra Holleaux- sajonte gënjeshtra. Harry Dell me kundërargumente të forta e mohon piratësinë ilire , duke e spjeguar frigën e athenasve vetëm nga kushtet gjeografike dhe meteorologjike e jo nga piratëria. H.Dell mendonte që për anijet e vjetra ishte më e lehtë të lundronin nëpër detërat lindor të Adriatikut (Iliria) , ku kishte porte të shumta se sa në ato anët perëndimora të cilat nuk e kishin asnjë port detar. Por lundrimi në anën lindore rrezikohej nga frymat e egra lindore të quajtura “bora” , të cilat paprimtmas i rrezikonin anijet e dobëta athenase.Dhe friga spjegohej dhe arsyetohej me rrezikun nga piratësia.

Adriatiku ishte plotë befasira. Shpifje për Mbretëreshën Teuta, shpifje për piratërinë Ilire , por çelësi ishte të fakti se Roma e dëshironte ndikimin lundrues mbi Adriatik si dhe rëndësia e ngushticës së Otrantit, e shtrirë në mes Puljas dhe Epirit. Këtu ishte çelsi i lundrimit të suksesëshëm me një vlerë të mashe ekonomike,diplomatike dhe ushtarake. , e të cilin çelës e mbanin Ilirët. Nuk ishte në pyetje vetëm kalimi i udhëtarëve në mes lindjes e perëndimin via Brindizi dhe Apollonia por edhe tregëtia në mes të detërave Jon dhe atij Adriatik. Edhe vetë sulmi romak i vitit 229 dhe 219 ishte për zaptimin e grykës së Korfuzit dhe Apollonisë, Pastaj në fundin e dy luftërave u pa se këto vende strategjike si dhe Otranto u futën nën administrimin romak . Për Romën ishte e rëndësishme mundja e ilirëve dhe marrja nën kontrollë e kësaj zoneje të begat. ” Casus Belli” “Populli ka dashur demokraci, por kurrë nuk e kishte shijuar, dhe e kuptoj si anarki. Fajin e kanë intelektualët që shumë pak i kemi, ndersa kemi shumë pseudointelektualë që janë bërë pseudopolitikanë. Kombin e kemi të mrekullueshëm, vetem për faktin që nuk është shuar, por me gjithë okupimet mijëravjeçare ka mbijetuar! Kemi mjaft edhe shqipfolës i kemi edhe vjedullat e kombit që me erën e tyre të keqe i lënë gjurmët në vetëdijësimin e gabuar të brezave të rinj.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close