Advertisements

A është e rrezikshme futja në ujë pas ngrënies së ushqimit ?

Është folur shumë për faktin që pas ngrënies, nuk duhet hyrë menjëherë në ujë. Por sa të vërtet ka në tërë këtë dhe sa mund të shkaktojë probleme për shëndetin kjo gjë?

Ndonëse problemet nuk janë dhe aq të shpeshta, çdo vit, thonë autoritetet italiane, në fqinjin përtej adriatikut raportohen incidente vdekjeprurëse, të cilat janë pasojë e një bllokimi të aparatit tretës që ka bërë viktima edhe mes notarëve ekspertë.

Bllokimi dixhestiv ndodh në rastin e një uljeje të befasishme të temperaturës së trupit, ( siç është rasti i hedhjes në pishinë apo det), e cila bën që të spostohet një sasi e madhe gjaku nga qendra e organizmit drejt periferisë për të riekuilibruar temperaturën e brendshme.

Gjatë tretjes ndërkohë, pjesa dërrmuese e volumit të gjakut rrjedh drejt organeve të brendshme për të lehtësuar këtë proçes dhe oksigjenimin e tyre dhe spostimi i menjëhershëm i gjakut mund të bllokojë tretjen.

Kur kjo është intensive, mund të shkaktojë gjendje të fikti e më tej, në raste ekstreme dhe mbytjen. Po atëherë, kur është koha më e mirë për tu hedhur në ujë pas ushqimit pa rrezikuar?

Përgjigja varet nga personi, por mbi të gjitha nga vakti i konsumuar. Në rastet kur ai është i bollshëm dhe me ushqime që treten me vështirësi, këshillohet të kalojnë dy apo tre orë përpara kredhjes. Ndërsa me një panine të thjeshtë apo ndonjë frut, mund të pritet fare pak përpara hedhjes në ujë

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close