Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Akademiku serb Teodoroviq nisi një peticion që dënon gjuhën e urrejtjes së Vuçiqit

Gazeta beogradase Danas njofton se Akademiku Dusan Todoroviq ka filluar një peticion i cili dënon gjuhën e urrejtjes të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq.

Arsyeja e drejtpërdrejtë për nisjen e peticionit është teksti autorial i Vuciqit publikuar të mërkurën, 10 korrik, në të përditshmen Politika me titull “Elita dhe Plebs”.

Peticioni i bën thirrje Vuciqit për të ndaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes, duke thelluar ndarjet në shoqëri dhe fyerjen e qytetarëve te Serbisë.

Në internet peticionin thuhet se profesorët e universiteteve dhe kolegjeve, hulumtuesit, asistentë, të diplomuarit në kolegje dhe në nivel universitar ,serbë të cilët duan një Serbi demokratike dhe evropiane, të lidhur me Kushtetutën serbe dhe manifestin universitar Magna karta, e cila më 18 shtator 1988 u nënshkrua , nga 388 Rektor Evropian , dënojnë deklaratat dhe paraqitjet publike të Aleksandar Vuciqit, me të cilën mbron shkelësit e standardeve të integritetit akademik, përhapë gjuhë të urrejtjes dhe sulmet në profesorë universiteti.

“Deklaratat që përçmojnë pjesë të qytetarëve të saj që shpallën ‘elitë e rremë’ (Teksti autorial i Aleksandar Vuçiq ‘Plebs elitare ‘, botuar në Politika më 10 korrik, 2019), Aleksandar Vuciq thellojë ndarjet në shoqëri dhe nxit frymën e intolerancës dhe urrejtjes. Me Sjelljen e vet, tekste të shkruara dhe deklaratat verbale, Aleksandar Vuciq shkel drejtpërdrejt nenet e Kushtetutës së Serbisë në lidhje me mosdiskriminimin, dinjitetin njerëzor, lirisë së mendimit dhe shprehjes dhe autonominë e universiteteve “thuhet në , peticioni i cili deri të enjten, 11 korrik,është nënshkruar nga 700 qytetarë,shkruajnë mediat beogradase.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close