Advertisements

Ambasadorja e Izraelit në Beograd, znj. Alona Fisher-Kamm,takon Bashkësinë Hebreje “Bet Israel Kosova” në selinë e saj në Prishtinë.

Gjatë takimit, Kryetari i Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova”, z. Ruzhdi Shkodra e informoi Ambasadoren Fisher Kamm për të gjitha aktivitetet e komunitetit hebre, dhe njëkohësisht kërkoi që kursi i gjuhës hebraike të fillojë sërish në Kosovë.

Prishtina është e vetmja kryeqendër pa sinagogë me këtë rast kryetari Shkodra kërkoi që sa më parë të vendoset gurëthemeli i sinagogës në Prishtinë.

I pranishëm ishte z. Nesim Konforti, anëtar i Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova” që rrjedh nga familja më e madhe hebreje në Prishtinë.

Ambasadorja znj. Fisher Kamm falenderoi z. Shkodra për pritjen dhe tha se ndihet si në shtëpinë e saj në zyrën e Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova”.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close