Advertisements

Angela Merkel: E shqetësuar për mbështetjen e Moskës ndaj populistëve

ATSH-AFP/ – Mbështetja e Moskës ndaj partive populiste është një arsye për t’u shqetësuar, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel ndërkohë që në Itali janë ndezur polemika rreth dyshimeve për një sponsorizim të mundshëm të partisë Lega (ekstremi i djathtë), në pushtet, nga Rusia.

“Kemi vënë re se partitë e orientuara nga e djathta, partitë populiste, janë mbështetur vazhdimisht në një formë apo në një tjetër nga Rusia. Kjo është arsye për t’u shqetësuar”, deklaroi kancelarja gjermane gjatë konferencës tradicionale për shtyp të verës, që u zhvillua në Berlin.

Merkel nuk preferoi të shprehej hapur për dyshimet lidhur me partinë Lega të Mateo Salvinit, shtyllë e fortë e qeverisë.

“Kam dëgjuar të flitet, por i takon Italisë të hedhë dritë mbi këtë cështje”, tha ajo.

“Sigurisht, kjo çështje ngre pyetje mbi praktikat e ndjekura në përgjithësi nga Rusia “, shtoi kancelarja.

Portali amerikan i informacionit BuzzFeed konfirmoi, para një jave, se zotëronte “një regjistrim audio bombë në të cilin një bashkëpunëtor i ngushtë” i Mateo Salvinit dhe pesë persona të tjerë dëgjoheshin tek negocionin një marrëveshje për mënyrën se si të devijonin dhjetëra milionë dollarë që vinin nga nafta ruse drejt partisë së djathtës ekstreme, Lega./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close