Advertisements

Athina goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm goditi Athinën, kryeqytetin e Greqisë, duke ndërprerë lidhjet telefonike dhe energjinë elektrike në disa pjesë.

Epiqendra e tërmetit, me fuqi prej 5.1 shkallësh të Richterit, u regjistrua rreth 22 kilometra në veriperëndim të Athinës.

Banorët dolën në rrugë, ndërsa disa ndërtesa të larta u evakuuan pasi dridhja zgjati rreth 15 sekonda.

Raporte për viktima nuk ka.

Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Kundër Tërmetit, Efthymios Lekkas, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.

“Nuk ka arsye për shqetësim. Ndërtesat e kryeqytetit janë ndërtuar për t’i bërë ballë një tërmeti shumë më të fortë”, tha ai.

Sizmologët thanë se tërmeti ishte rreth 13 km nga sipërfaqja e Tokës dhe se afërsia e tij është arsyeja pse u ndje shumë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close