Advertisements

”Ditët e Diasporës”, nisin më 20 korrik.

Edhe këtë vit Ministria e Diasporës ka bërë të gjitha përgatitjet për aktivitetet ”Ditët e Diasporës”, të cilat nisin më 20 korrik.

Elis Badalli këshillëtar i ministrit, Dardan Gashi tha për Radio Kosovën se më 1 gusht do të mbahet manifestimi qendror ku është organizuar një koncert i përgjithshëm për mërgatën në Prishtinë. Koncerti do të mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë me fillim në orën 19.

Në kuadër të ”Ditëve të Diasporës”, Ministra e Diasporës ka planifikuar aktivitete të ndryshme të cilat pritet të fillojnë të shtunën. Elis Badalli këshillëtar i ministrit, Dardan Gashi tha për Radio Kosovën se aktiviteti i parë do të nisë me fëmijët nga diaspora, në një shkollë verore, duke pasuar me Panairin Tradicional që do të mbahet në Prishtinë prej 24 deri më 27 korrik si dhe Sofra Tradicionale me 26 korrik ku do të marrin pjesë grupe të ndryshme folklorike.

” Aktiviteti i parë fillon më 20 korrik, në një shkollë verore me fëmijët nga diaspora, një mësim jo formal ku nxënëesit do të mund të shkëmbejnë përvojat e tyre. Më pas aktivitetet do të zhvendosen në Komunën e Prishtinës, me Panairin Tradicional për Diasporën, panair i organizuar çdo vit por këtë radhe në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Ky panair i cili do të mbahet në Sheshin Skenderbeu, fillon më 24 korrik dhe mbaron më datë 27 korrik. Pas panairit më 26 korrik do të organizohet Sofra Tradicionale në të cilën do të performojnë edhe ansamble të ndryshme, grupe folklorike, ku do të gërshetohet gjithçka tradicionale. Në këtë sofër prezente do të jenë edhe bizneset me produktet e tyre vendore”.

Poashtu edhe Ministria e Arsimit çdo vit organizon seminarin e saj tradicional në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, i cili këtë vit do të mbahet në Prizren. Këtë e bëri të ditur, zëdhënësi i ministrisë, Valmir Gashi. Sipas tij në këtë seminar, i cili do të mbahet nga 31 korriku deri më 3 gusht, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, të rëndësishme për mësimdhënësit shqiptarë në mërgatë.

”Numri i pjesëmarrësve që e kanë konfirmuar ardhjen i ka tejkaluar pritjet, mund të jenë diku mbi 130 mësimdhënës shqiptar në diasporë. Nuk po flasim vetëm për Kosovën por në përgjithësi për mësimdhënës shqiptar, nga të gjitha trevat tona që punojnë me nxënësit tanë në diasporë”.

Ndërkaq më datë 1 gusht ashtu siç e parasheh edhe Ligji për Diasporën mbahet manifestimi qendror, ku është paraparë një koncert i përgjithshëm për mërgatën në Prishtinë. Koncerti do të mbahet në Sheshin Skenderbeu në Prishtinë me fillim në orën 19.

”Ditët e Diasporës” zyrtarisht do të mbyllen më 2 gusht ku bëhet edhe ndarja e çmimeve, Mërgimtari i Vitit, por nuk do të thotë që aktivitetet ndalen, pasi ato do të vazhdojnë deri në fund të muajit gusht.

/Radio Kosova

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close