Advertisements

Dy fjalë për romanin “Pretenca “… të Istref Haxhillarit !

Nga Ervin Nezha

Takimi me romanin “Pretenca “ te Istref Haxhillarit , ndodhi në menyrë krejt të rastësishme . Po udhëtoja si ç’do mêngjes drejt punes me autobusin e linjës së mësuesve Qukës-Stravaj. Udha e gjatë dhe e paasfaltuar ,me spërdredhje e kthesa duket e pafund , të ngjallë një gjendje parehatie dhe pêrherë lind nevoja për të shkëmbyer një bisedë me kolegët ose thjeshtë për një çast meditimi.

Në ato momente kur trupi dremit duke u kredhur pas sediljes , veshët me kapën një bisedë që po zhvillonin në sediljen pas dy kolege , rreth një romani me titull të çuditshëm “ Pretenca “, të një autori shqiptar të panjohur deri atëhere për mua.

Titulli më ngacmoi , por nuk desha që ta nderprisja zellin e bisedës së tyre ,ndaj vendosa që të mbaj vesh . Për njërën prej tyre romani “Pretenca “ qe një botë e trilluar fantastike , aq e përafërt me realitetin tonë të trishtë. Tjetra mblidhte buzet dyshuese dhe e mohonte me forcë , duke I mëshuar faktit se autori e kishte shkruar romanin me një gjuhë të shkujdesur erotike dhe këmngulte se ajo nuk do të dëshironte kurrësesi , që “Pretencen “ ta lexonte , bie fjala , djali apo vajza e saj.

Me takt u bëra pjesë e bisedës dhe me mirësjellje iu luta asaj që mbante librin ne dorë , të më huante për ca ditë kopjen e librit. Pranoj duke buzëqeshur , me kushtin që të mësonin mendimin tim pasi ta kisha lexuar.

Leximin e nisa që aty dhe të jem I sinqertë dy-tre faqet e para të romanit , mbaj mend t’I kem lexuar në një gjendje pertese pasi pritshmërija qe e ulët . Kur përfundova kapitullin e parë , ndjeva se pa e vënë re , më qe krijuar një gjendje sëkëlldije dhe me ç’kuptova me vone per dy arsye :
1. Struktura tepër e veçantë e ndertimit të romanit , dëshmonte për një autor që e njihte mirë menyrën e rrëfimit .

Këtu dua te ndalem pak , e kam fjalên te shpërndarja krejt natyrale e dy elementeve teknikë , mirpo që për romanin e mirë janë thuajse jetësore : deskripsioni dhe narracioni . E para që lidhet me qëndrimin , idetë , ndërhyrjen e autorit si dhe pershkrimin , ndersa e dyta lidhet drejtpërsëdrejti me rrefimin objektiv të ngjarjes. Këto dy elemente , brenda romanit, them me bindje se Istrefi I ka sinkronizuar si duhet , me shume elegancë .

2. Dyzimi nga ana tjeter mbi vlerën e romanit , lidhej me gjuhen e shkujdesur për të përshkruar do skena erotike , ndonjeherë edhe me detaje të tepruara e në disa raste, tê shmangshme .
Por , duhet te kemi parasysh një fakt , që përshkrimi I ketyre skenave “të sikletshme “ , në asnjë moment nuk behet qëllim nê vetvete ne roman. Kjo e shfajëson autorin dhe vetvetiu në këtë moment , një lexuesi të mirë i lindin në kokë dy pyetje të njëpasnjëshme :
-Kam të bëj me një vepër të rafinuar , shumë të kultivuar artistikisht , apo kam në dorë thjeshtë një libër të letërsisë së gjerë masiviste , i shkruar me qëllimin për të shitur ndonjë kopje më tepër ?
Për ta zbuluar , zhytem akoma më thellë brenda romanit dhe gjërat dal-ngadal qartësohen e kullohen si jo më mirë.

Struktura e romanit “Pretenca “ i ngjet një lloji të veçantê të gjinisë së romanit , i quajtur agregad ( dy ose me teper romane brenda nje romani te vetem ) .
Ngjarjet e të “dy romaneve “ lëvizin në një qytet të vogël liqenor dhe nga përshkrimet e gjalla të autorit , nuk është e vështirë ta indentifikosh me Pogradecin .
Personazhi kryesor , Heis Briani , mesues ne profesion , por shkrimtar njëherazi , vendos të shkruaj një roman , të mbështetur mbi shënimet e ditarit të nënës së tij. Mirpo çuditërisht , ai e gjen veten e tij si personazh të romanit që po shkruan.

Ai rrjedhimisht , bëhet personazh që lëviz njëherazi në dy romane, në atë që duhet të shkruaj dhe në atë që duhet të veprojë.Perballë figurës së tij , të intelektualit , që në jetë ka arritur të ruaj disa parime idealiste , qëndron si kontrast i fytyrës së shëmtuar të pushtetit , deputeti Rudian Kosta , i cili nuk e ka aspak problem , ashtu siç ndodh rendom në provincat e vogla , që ta shkelê ligjin me të dy këmbët sa herë që ia lyp nevoja.

Në një hapsirë fizike aq të ngushtë fatet e personazheve kryqëzohen e mpleksen me njeri-tjetrin në mënyrë aq të natyrshme e njëherazi të pashmangëshme. Kështu brenda romanit te I. Haxhillarit , lëviz një galeri e gjerë personazhesh , pikantë, sa nuk e teprojmë kur themi se tipa të tillë gjenden dendur në hapsirën e tridhjetë viteve të tranzicionit tonë. Secili aty ka nje histori të tijën për të rrëfyer dhe është e vështirë të thuash nëse ky është një roman personazhesh apo ngjarjesh . Megjithëse , pêr mendimin tim , anon më tepër nga e dyta.

Istrefi si shkrimtar I afirmuar , tashmë e di , se në një botë të trilluar , personazhet lëvizin vetëm si figura dhe u ka mveshur atyre cilësi reale , për të servirur tipare e karaktere interesante , që siç tham edhe më sipër , në shoqëritë e gjendura ne periudha të turbullta tranzicioni , hasen dendur . Ai përgjithëson përmes ekzagjërimit piktoresk rastet , selekton situatat dhe të gjitha këto jo të grumbulluara rrëmujshëm që ta velin lexuesin , por falë persiatjeve të mençura dhe mënyrës së bukur tê të rrëfyerit , arrinë ta ingranojë me sukses lexuesin në botën e tij të trilluar , si për t’i thënë , se bota që po të ofrojë unë përmes romanit tim , nuk êshtë gjë tjetër veçse bota e egêr , bota e çrregullt e tranzicionit të stërgjatë që bën viktimat e veta dhe na vdes përditë nga pak .
Ndersa lexuesi , nga ana e vet , e kupton se kjo është bota e vërtetë e një shoqerie kaotike , terreni ku mpleksen hallet dhe problemet , hapsira e reduktuar ku ai do të jetë I detyruar të lëvizë për ditë dhe , edhe në mos gjetë aty një copëz jetë nga e tija , gjen padyshim një realitet te njohur .
Për t’ I dhënë fund , në mënyrë që të mos rrezikojmë të përsëritim ato që shkruam me sipër , romani “Pretenca “ i Istref Haxhillarit , për mendimin tim , zë një vend të nderuar dhe përbën një hap para të letërsisë bashkohore shqipe , në përpjekje për të thyer disa tabu të rëndësishme , për të çliruar në radhë tê parë veten , pastaj shoqërinë nga komplekset e të qënit një shoqëri e mbyllur dhe rrënjësisht orientale !

Istref Haxhillari

Pak biografi:

Jam lindur në Pogradec, arsimin e mesëm e kreva në gjimnazin “Muharrem Çollaku”. Në vitin 1977 u diplomova për Fizikë në Universitetin e Tiranës. Më 1985 kam kryer kursin pasuniversitar për këtë specialitet.

Mësues dhe drejtor shkolle, inspektor, shef i arsimit dhe kulturës së rrethit Pogradec, përgjegjës i burimeve njerëzore në Drejtorinë Arsimore.

  • “Përthyerje”, tregime & ese, 2007
  • “Pesha e kohës”, roman 2008
  • “Bari i ujkut”, proza 2009
  • “Ëndrrat kryqëzojnë kohën”, novelë shqip-anglisht botuar 2009.
  • “Hapësirat rrallohen prej dhimbjes”, ese 2010
  • “Thikat e Vardarit”, novelë 2010.
  • “Grinata”, tregime 2011
  • “Pretenca”, roman, 2014
  • “Pakt me të hënën”, reliev, 2015
  • “Nata e syve blu”, roman, 2017
  • “Paralele që priten”, roman në proces.
    • Çmimi spanjoll “Don Kishoti” 2010 nga Ambasada e Spanjës.
    • Çmimi i tretë në konkursin kombëtar të revistës letrare “Obelisk” 2010.
    • Çmimi “Mitrush Kuteli” nga Qarku i Korçës 2011, etj.
    • Çmimi “Anton Pashku” nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë të Amerikës” 2016.
    • Çmimi i parë për tregimin më te mirë në konkursin e prozës shqipe në Miçigan të SHBA. 2015
    • Titullin “Mik i Dritëroit” nga Klubi letrar i Bilisht 2009.
    • Tregimi “Thikat e Varrdarit” është përfshirë në antologjinë tregimtarëve bashkëkohorë shqiptarë.
    • Tregimi “Karmençita” u përzgjodh në antologjinë e tregimeve lirike shqiptare etj.Trofetë

Botime në shtypin letrar të Tiranës, revistën “HAEMUS” Bukuresht, revistën “The Eastern European Messenger” Londër, revistat “Pegasi” dhe

“Pelegrini” Greqi etj.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close