Advertisements

E çuditshme ,Dodik krahason gjenocidin në Srebrenicë me mitin serb mbi Kosovën!!

Gjenocidi i Srebrenicës mbi popullatën e pafajshme bosniake është mohuar edhe njihere më shumë nga politikan serb,vetëm se kësaj radhe në një mënyrë pak më ndryshe duke krahasuar atë me “Mitin e Kosovës”,siç është shprehur në lidhje me këtë Kryetari i Presidencës së BiH Milorad Dodik.

Pak i quditshëm ky krahasim kur dihet çfarë rëndësie të rrejshme i japin serbët këtij miti,por Dodik ka thënë :”Ata bënë një mit rreth Srebrenicës rreth të cilit po ndërtohet identiteti kombëtar i boshnjakëve. Sikur se serbët kanë një mit të Kosovës, ata bëjnë atë të Srebrenicës, sepse nuk ka popull serioz të mos ketë një mit”, tha Dodik në një intervistë të botuar të premten nga gazeta e Banja Lukes “Glas Srpske”.

Dodik e tha këtë vetëm një ditë pas përkujtimit të viktimave të Srebrenicës në Potoçari, gjatë së cilës zyrtarët e lartë perëndimorë dhe boshnjakë me forcë paralajmëruan se duhet të ndalojë mohimi i karakterit të krimeve të kryera nga ushtria dhe policia serbe boshnjake në korrik të vitit 1995 kundër boshnjakëve.

/Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close