Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Festivali i sivjetëm Anibar,me rreth 300 filma të animuar

Rreth 300 filma të animuar, me një llojllojshmëri te pasur artistike me temë kryesore shpresën dhe frikën, do të shfaqen në kuadër të Festivalit Anibar.

Kështu bënë të ditur zyrtarë të Anibar International Animation Festival, i cili fillon më 15 korrik dhe do të zgjasë deri më 21 korrik.

Drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja, tha se ka qenë shumë e rëndësishme që në këtë edicion të kenë laramani.

Ai bëri të ditur se në këtë vit jubilar të këtij festivali, do të kenë një përfshirje të aktiviteteve të ndryshme që do të shfaqen në 5 kinema të Pejës.

“Tema e këtij edicioni flet për shpresat dhe frikat, me i trajtu shpresat dhe frikat tona për me i pri ndryshimeve. Filmat e këtij edicioni janë përzgjedhur me sukses. Kemi pasur 1 mijë aplikime, prej tyre janë përzgjedhur 300 filma. Edhe këtë vit kemi vazhduar t’i angazhojmë studentët nga Kosova në mënyrë që të rrisim kritikën e tyre”, tha ai.

Leonora Aliu, koordinatore për media, tha se edhe kësaj radhe janë përqendruar për një program sa më të pasur.

“Në edicionin e 10 të festivalit do të kemi 300 filma të animuar, 15 programe speciale, 4 ëorkshope për te rinj, 3 masterklasa dhe mysafirë special, regjisorët e serialit ‘Rick and Morty'”, tha ajo.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close