Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Fiqtë dhe përfitimet shëndetësore

/ATSH/ – Në stinën e nxehtë të verës mjekët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Një nga frutat sezonalë është edhe fiku, një frut shumë i shijshëm.

Fiqtë janë të përbërë nga një numër i madh i mineraleve, fibrave dhe sheqernave natyralë, të cilat ndihmojnë për një funksionim sa më të mirë të proceseve në organizëm. Ata përmbajnë magnez, kalcium, hekur, vitaminë A dhe K, si dhe një numër të madh të antioksiduesve. Fiku ndihmon në problemet me diarrenë, kollën dhe astmën.

Fiqtë parandalojnë osteoporozën dhe ndihmojnë në shëndetin e eshtrave, kjo falë pranisë së kalciumit dhe mineraleve, ndërsa prania e vitaminës A dhe K ndihmon luftimin e inflamacionit dhe shërben për të mbajtur lëkurën sa më të shëndetshme.

Gjithashtu, ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Ju mund ta përfshini atë në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close