Advertisements

Fuqia politike-demokracia: deri kur te pritet?

Jahja Kokaj

Nje forme e definicionit te fuqise politike eshte aftesia e nje individi apo grupi njerezish te kontrollojne jeten tone. Perkunder kesaj demokracia duhej te garantoj sovranitetin e plote te qytetareve qe nenkupton sovranitetin perballe klases qe posedon fuqine politike.
Shoqeria demokratike keto dy kuptime ne dukje, kontradiktore i harmonizon ne menyre te sofistikuar me ane te shtetit ligjor, llogaridhenjnen dhe transaprencen te cilat, ne mes te nje vargu kerkesash jane imperative.

Harmonizimi ne fjale dhe gjenerimi I levizjeve sociologjike koherente qe ofron demokracia e mirefillet mundeson lirine dhe shfaqjen e kerativitetit te individit qe mundeson zhvillim kulminant te teknologjise, ekonomise dhe jetes ne pergjithesi.

Fatkeqesisht, Individet dhe klasat tona politike qe fituan e me vone uzurpuan fuqine politike, nuk paten asnjeher interese apo aftesi te mesojne keto qe shkruam, pra ligjet dhe mekanizmat e zhvillimit demokratik. Ne mungese te shkollimit elementar te kerkuar, nuk kishin ide dhe nuk donin te realizohet as zhvillimi teknologjik, ekonomik, qe do te mundesonte rritjen e mireqenjes se qytetareve. Ndaj perjetojme dekadencen vareferie qe kushtzon ikjen e vrulleshme e te rinjeve, zbrazjen dhe mjerimin e Kosoves. Rrjedhimisht degradimin e prestigjit dhe procesit te realizimit te sovranitetit shtetror karshi veprimeve destruktive, persistente, afatgjata edhe te Serbise.
Megjithate duhet te theksojme qe klasat politike mesuan ne nivel te shkelqyer “teknologjine”apo strategjite e arritjes, uzurpimit dhe mbajtjes se fuqise politike ne pafundesi. Pluralizmi formal politik shenon vetem permutacionin e emrave te partive, por te gjitha vepronin ne te njejten menyre: Demokracin apo qeverisjen demokratike e degraduan, keq interpretuan., manupuluan, falsifikuan, mjegulluan, dhunuan. Te gjitha keto konstituojne korrupcionin I cili ishte emrues I perbashket I te gjitha partive te pushtet ne 20 vjete lirie.

Ne funde, te theksojme qe forma e vetedijes shoqerore, pra politika me fuqine e saje qe e impunojne dhe planifikojne ta ushtrojne ne Kosove me sllogane “ drejtim te ri”, “dekade te re”, e te ngjajshme qe prpagandohen ne koshjencen tone kolektive elektorale, si “alternative” duhet ta kete fundin e saje.

Per kete kerkohet nje mendesi, vetedije , ofrim I menqur politik qe tejkalon nivelin dhe qellimin ekzistues 20 vjecare. Kerkohet nje elite e re intelektuale-patriotike. Kete duhet ta beje nje force e re politike jo e derivuar nga permutacionet e emrave dhe slloganeve e mashtrimeve te ngjashme , por me potenciale intelektuale dhe nje program efikas te menduar mire qe garanton ndryshimin e shumpritur te qytetareve. Eshte koha e fundit qe nje plejade e mendimatareve me kompetenca te mirefillta, te mobilizojne idete, mendesite dhe mendimet qe nga kjo gjendje e mjere te varferise dhe degradimit te gjitheaneshem, ta sjelle ndryshimin e vertete, qe do te shperthejne me rezultate triumfale, duke dale nga agonia 20 vjecare. Ky agim, eshte ne prag te menifestimit te tij. Kete e meritojne shqipetaret, kete e meriton rinia jone, per kete ka nevoje urgjente Kosova qe po vakumizohet dhe degradohet.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close