Advertisements

Gjenerali Tod D. Wolters mediave serbe:NATO përdori forcën, e cila ishte e nevojshme dhe legjitime, për të parandaluar vrasjen e civilëve në kosovë

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë gjeneral Tod D. Wolters gjatë një turneu në rajon,ku ai ka qëndruar ditë më parë edhe në Beograd,ku ishte takuar me politikën e lartë në serbi.
Mediat serbe dhe politika janë munduar që nga kjo vizitë të nxjerrin ,maximumin e një kinse pozitiviteti të qëndrimeve ushtarake të aleancës ndaj pozicionit të Serbisë.Por ata si zakonisht kanë hasur në qendrime parimore nga gjenerali I lartë amerikan.

Përveç tjerash kur ai në një intervistë dhënë të përditshmes serbe “Blic” u pyet se si I sheh sot bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, Wolters tha se ishte një kohë sfiduese dhe se NATO e mori këtë vendim të vështirë pas më shumë se një viti lu OKB dhe Grupi i Kontaktit, ku edhe Rusia ishte anëtare, bëri përpjekje të mëdha për të sjellë një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë.

“Duke pasur parasysh zhvillimin e krizës dhe dështimin e diplomacisë, NATO përdori forcën, e cila ishte e nevojshme dhe legjitime, për të parandaluar një shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut në përmasa të mëdha dhe vrasjen e civilëve. Këshilli i Sigurimit i OKB-së në mënyrë të përsëritur ka theksuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë një numër i madh i familjeve ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

/Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close