Advertisements

Gjykata Speciale e ka ftuar edhe Sokol Bashotën

Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së, Hysni Gucati, në një përgjigje për media, ka thënë se sipas informacioneve që kanë si OVL, Gjykata Speciale e ka ftuar edhe Sokol Bashotën dhe një grup të ish-pjesëtarëve të UÇK’së nga Prizreni.

Ai ka thënë se nuk kanë informacione rreth emrave të grupit të Prizrenit.

“Është ftuar Bislim Zyrapi, Dhe sipas informacioneve që i kemi është ftuar Sokol Bashota. Edhe një grup i Prizrenit, emrat nuk i dijm ende”, ka thënë Gucati për Gazetën Express.

Express e ka kontaktuar kreun e OVL’së, pas deklarimeve të Hashim Thaçit, i cili ka treguar se përveç këshilltarit të tij dhe Ramush Haradinaj, janë ftuar nga Gjykata Speciale edhe disa ish-eprorë të UÇK’së.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, ka shkruar Thaçi.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close