Advertisements

Gjykata:Holanda 10 për qind fajtore për masakrën e Srebrenicës!

Një gjykatë e lartë holandeze ka mbështetur një vendim se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit 1995.

Gjykata tha se shteti kishte përgjegjësinë 10 për qind, pasi kjo ishte shkalla e mundësisë, që ushtarët holandezë, mund të kishin parandaluar vrasjet.

“Nëse forcat holandeze u dhanë mundësi këtyre burrave të qëndrojnë aty, ka pasur vetëm 10 për qind mundësi që ata të mos bien në duart e forcave serbe, dhe për këtë arsye shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmit”, vendosi Gjykata.

Një gjykatë e apelit kishte caktuar përgjegjësinë më herët në 30 për qind, por vendimi i Gjykatës Supreme ka ulur në mënyrë drastike këtë shifër.

Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra myslimanë në qytetin e Srebrenicës më 1995.

Holandezët po ruanin një zonë të sigurisë të OKB-së, kur ndodhi ngjarja.

Është e rrallë për një shtet që të mbahet përgjegjës për dështimet në punën paqeruajtëse të OKB-së.

Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen./rel

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close