Advertisements

Isa Mustafa akuzon ish LDK-istat

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, thotë se partia e tij po sulmohet ngase sipas tij, askush nuk po guxon të merret ‘patronët e korrupsionit, krimin e kriminelët.

Përmes një reagimi në Facebook kreu i LDK-së thotë se ata që po e godasin këtë parti janë të njëjrit që në kohën e ish presidentit Rugova e kanë braktisur LDK-në.

Reagimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar veprimtarë

Janë këto disa nga cilësimet që po i bëhen LDK-së: Filani… i jap goditje të fortë LDK-së, ai… e godet LDK-në, ajo.. zbraz arsenalin (me gjuhen e “Zerit te Popullit”) kundër partisë së Isa Mustafës, ai tallet me LDK-në… me Isa Mustafën…

Askush s’guxon të godas konkretisht e as t’i grushtojë verbalisht baballarët dhe patronët e korrupsionit, krimin dhe kriminelët, subjektet në të cilat veprojnë ata, as të tallet me ta, sepse ata ua kthejnë me grusht i përnjëmënd ( dhe jo vetëm me grusht); ata e kanë kapur shtetin, po bëjnë çfarë po donë, kurse njerezit sikur ngushëllohen kur thonë “ pse a keni pritur diçka më mirë prej tyre”?! Prandaj i sulen LDK-së. Dhe mua më vjen mirë që njerëzit e kritikojnë LDK-në. Mburrem se LDK nuk ësht subjekt që brenda ka banditë e kriminelë dhe që askush nuk ka pasoja që na sulmon, që kritikon dhe shfryhet në LDK-në. Pasi nuk guxojnë të shfryhen te tjerët.

Por kush janë ata që po e “godasin” LDK-në. Janë askushi. Individë që edhe në kohën e Ibrahim Rugovës e kanë braktisur LDK-në, janë shetitur përreth globit të partive tjera, nuk kanë zënë vend askund dhe tani rikthehen për të qenë guardian të “rugovizmit” për interesa të tyre dhe të porositësve. Janë shokë, e ish shokë, zyrtarë, anëtarë publik e jopublik të PDK-së që i kanë ngritur përmendore shefit të tyre deri sa kanë përfituar bashk, e kur janë hidhëruar mës vete, e sulmojnë LDK-në se paska qeverisur me PDK-në. Janë disa kurrkusha të LDK-së që kanë dështuar, që s’ia kanë sjellë asnjë votë LDK-së, veç se ia kanë zvogëluar, dhe gjejnë të shfryhen në partin e tyre se nuk është dashur të qeverisë me vendin. Për ta më mirë është të qeverisë kushdo me Kosovën, sesa LDK-ja, e cila tregoi se qeveris pa korrupsion dhe në mënyrë demokratike. Janë qarqe të caktuara që vet konstruktojnë lajme të rreme, siç ishte ai se Kryetari i LDK-së për tu bërë President, ia paska dhënë postin e kryeminstrit VV-së, pastaj e bëjnë një gjysëmkthesë dhe hapin debat për rrena të tyre.

Do të ishte fatale, sikur LDK të ishte e dobët dhe tu nënshtrohej shantazheve. E sulmojnë sepse është e fortë. Disa nuk e durojnë ideologjikisht, disa i frikësohen se do të vjen në pushtet, prandaj shumë bëhen bashk kundër LDK-së.  Edhe përkundër kësaj lufte LDK po qendron parti e parë, unike në tërësinë e saj dhe e përgatitur ta drejtojë qeverinë e vendit.  Është parti që respekton familjen, fenë, që kultivon traditën, solidaritetin e brendshëm dhe mirëkuptimin.

LDK është e vetëdijshme se njerëzit e saj janë njerëzit e Kosovës, me të mirat dhe dobësitë e tyre. Idealistë, pragmatistë, të vyeshëm e punëtorë, besnikë, por aty ketu ka edhe egoistë, karrieristë, popullistë e anarkistë. Të tillë që me veprimet e tyre të papranueshme karrieriste në 3-4 nëndegë (prej 931-ve) nprodhuan lajme, e të cilat lajme shërbyen për të mbuluar aferat e fajdeve, korrupsionit, keqpërdorimit të parasë publike, disfatave të qeverisë në arenën ndërkombëtare, vendimeve jokushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit, të njerëzve të BIA-s që e kishin këshilluar Presidentin për një kohë!?

Prandaj LDK është e fotrtë, sepse e njeh vetëveten dhe e njeh Kosovën. IM

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close