Advertisements

Ismail Kadare i nominuar për “Nobelin Amerikan ‘Neustadt’ ” në letërsi

ATSH/ – Nëntë shkrimtarë të shquar nga e gjithë bota janë zgjedhur si finalistë të Çmimit Ndërkombëtar Letrar “Neustadt” për vitin 2020.

Një ndër to finalist është dhe shkrimtari Ismail Kadare për “Nobelin Amerikan” në letërsi.

Emri i shkrimtarit tonë të madh, renditet mes 9 kandidatëve nga e gjithë bota për çmimin Neustadt International Prize, 2020, pikërisht me veprën “Prilli i thyer”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“E ç’janë trazimet që përshkruan Shekspiri përpara mëdyshjeve të këtij Hamleti të malësive tona?”. Kështu shkruan Ismail Kadare te “Prilli i thyer”, një nga ato veprat tronditëse, e përkthyer në shumë gjuhë të botës, e që vazhdon ende të mahnisë të gjithë.

Çmimi Neustadt është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara, dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.

Që prej vitit 2003, duke u alternuar me Çmimin NSK, ky çmim i është dhënë çdo dy vite një shkrimtari të gjallë, si vlerësim për një vepër të rëndësishme. Fitues të kaluar janë edhe laureatët e Çmimit Nobel, si Czesław Miłosz, Gabriel García Márquez dhe Tomas Tranströmer. Fituesi i Çmimit Neustadt për vitin 2018, ishte shkrimtari amerikan me origjinë nga Haiti, Edwidge Danticat.

Fituesi i Neustadt Prize shpërblehet me $50,000, një pupël shqiponje prej argjendi, certifikatën e çmimit dhe një festival në nder të tyre. Një financim bujar nga familja Neustadt mbështet çmimin.

Të nominuarit janë:

Romancieri dhe eseisti shqiptar Ismail Kadare (“Broken April”, “The General of the Dead Army”)

Romancieri francez Emmanuel Carrère (“The Adversary”, “Class Trip”)

Poeti amerikan Jorie Graham (“Fast”, “The Dream of the Unified Field”)

Romancierja dhe dramaturgia filipinase Jessica Hagedorn (“Dogeaters”, “Mango Tango”)

Romancieri guatemalas Eduardo Halfón (“Mourning”, “La pirueta”)

Romancieri palestinian Sahar Khalifeh (“Wild Thorns”, “Of Noble Origins”)

Poeti maroken Abdellatif Laâbi (“Beyond the Barbed Wire”, “The World’s Embrace: Selected Poems”)

Poet dhe romancieri kanadez Lee Maracle (“Celia’s Song”, “Ravensong”)

Poeti vietnamezo/amerikani Hoa Nguyen (“Red Juice”, “As Long as Trees Last”)

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close