Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

”Kremtimi estonez i këngës dhe valles”,një nga festivalet më të mëdha të muzikantëve në botë.

/ATSH-AA/ – Festivali muzikor i ashtuquajtur ”Kremtimi estonez i këngës dhe valles” ka mbledhur 90 000 vizitorë në Talin.

Bëhet fjalë për festivalin që mbahet çdo pesë vjet që nga viti 1869, ndërsa është i njohur si një nga festivalet më të mëdha të muzikantëve në botë.

Sivjet në teatrot e Talinit morën pjesë 35 000 këngëtarë, mbi 1 000 kore dhe 700 grupe vallëzimi.

Së bashku me festivalet në Lituani dhe Letoninë fqinjë, festimet balltike të valleve dhe lojërave janë përfshirë si një festival në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore në Europë.

Festivali paraqet një segment të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike të Estonisë dhe luajti një rol të rëndësishëm në rezistencën e estonezëve gjatë pushtimit sovjetik kur shumë këngë patriotike u ndaluan.

Shpalljes së pavarësisë së Estonisë, në vitin 1991, i paraprinë disa vite protesta, në të cilat protestuesit estonezë këndonin këngë patriotike dhe këto protesta shpesh quheshin “Revolucioni i këndimit”./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close