Advertisements

Kryeministri Haradinaj:Çështje javësh derisa të marrim lajmin e merituar për liberalizimin e vizave!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është çështje javësh derisa Kosova ta merr lajmin e merituar për liberalizimin e vizave, pasi shteti ynë ka përmbushur kriteret.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë vizitës në komunën e Fushe Kosovës, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Burim Berisha.

Kreu i qeverisë e siguroi kryetarin Berisha se të gjitha temat që e preokupojnë Fushë Kosovën do të procedohen më Qeveri.

“Janë disa kërkesa që duhet ndërhyrja e qeverisë nacionale. Hartat zonale janë të nevojshme se ka një presion nga bizneset dhe qytetarët, është çështja e komunikacionit dhe kalimit përmes qytetit. Edhe një rrethrrotullim është i nevojshëm, çështja e pronave. Fushë Kosova vuan nga mungesa e pronave që kish mujtë mi pas në shfrytëzim. I premtova kryetarit që të gjitha këto detyra do t’i procedojmë”, tha Haradinaj

Kryeministri Haradinaj u pyet edhe për vizat e INTERPOL-i. Sipas Haradinaj, lajmi për liberalizimin e vizave është vetëm çështje jave.

“Mendoj që tani është çështje krejtësisht punë e javëve, ne jemi vonu, por është çështje jave ta marrim lajmin e merituar sepse i kemi përmbush kriteret”, tha ai

Ndërsa për mundësinë e aplikimit të Kosovës këtë vit në Interpool, që do të mbahet në Kili, Haradinaj tha se ende nuk është hyrë në rend dite çështja e votimit.

“Ende nuk jemi në rend dite si votim. Tani a do të hyjmë në votim është çështje edhe a kualifikohemi si të tillë për më agjendë por është edhe kalkulim i yni. Do ta shqyrtojmë a do të hyjmë në agjendë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Fushë Kosovës, shprehu nevojën për përkrahje nga Qeveria për kërkesat që ka kjo komunë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close