Advertisements

Kryeministri Haradinaj:Kosovës i duhet një marrëveshje me Serbinë për njohjen reciproke me kufijtë ekzistues.

Kryeministri i Qeverisë, Ramush Haradinaj këto komente i bëri gjatë një takimi me një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme, ku tha se shpreson që marrëveshja me Serbinë të arrihet përmes dialogut.

Ai studentët i ka njoftuar me të arriturat dhe sfidat që ka vendi jonë, derisa ka shtuar se Kosova angazhohet për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe në NATO.

Haradinaj para studentëve ka thënë se ekonomia jonë është shkatërruar tërësisht gjatë luftës, kurse, tash ka mungesë të vendeve të punës për rininë.

Sipas tij, sundimi i ligjit është përmirësuar dhe ende vazhdon të përmirësohet në luftimin e korrupsionit.

Përndryshe, sot është dita e fundit e qëndrimit në Kosovë të 56 studentëve nga 28 shtete të ndryshme.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close