Advertisements

Kryeministri i Bullgarisë,Borisov :Derisa nuk marr faljen e ministrit të jashtëm serb Daçiq,nuk dua të bisedoj me asnjërin prej tyre

Tensioni midis Sofjes dhe Beogradit është i papranueshëm për Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov në Sarajevë në samitin e shteteve të Evropës Juglindore.

Bashkimi Evropian do të thotë jo vetëm fonde evropiane, por do të thotë edhe siguri dhe parashikueshmëri. Me këtë mënyrë të mendimit që është e zakonshme për Ballkanin, do të qëndrojmë vetëm në një vend pa kurrfarë përparimi. Derisa nuk marr faljen e ministrit të jashtëm Ivica Daçiç, nuk do të bisedoj as me presidentin Aleksandër Vuçiq, as me kryeministren Ana Bërnabiç. Borisovi, siç transmeton Radio Bullgaria, ishte kategorik se kur ka dhënë si shembull diferencën midis  pozitës shtetërore të Spanjës për Kosovën dhe asaj të shteteve të tjera në BE, nuk e ka fyer Serbinë. “Daçiq tashmë kishte katër takime me ministren tonë të jashtme Ekaterina Zaharieva dhe ka kërkuar falje, por nuk dëshiron ta bëjë këtë publikisht”, nënvizoi kryeministri bullgar. Vetë Ana Bërnabiq komentoi se gjërat do të qetësohen.

Më vonë Ekaterina Zaharieva bisedoi me homologun e saj serb Ivica Daçiq në vendpushimin sllovak Visoki Tatri në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). “Duket se fjalët e Borisovit janë interpretuar gabimisht. Bashkëpunoj me Borisovin prej shumë vitesh dhe isha befasuar nga interpretimet e fjalëve të tij në mediat tona”, deklaroi duke e justifikuar veten Daçiq.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close