Advertisements

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj jep dorëheqjen

ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha sot dorëheqjen e parevokueshme nga detyra. Haradinaj mblodhi sot anëtarët e kabinetit qeveritar dhe paraqiti dorëheqjen e tij, me arsyen se sipas tij, ka marrë thirrje nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar.

“Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua t’iu falënderoj për besimin dhe për përkrahjen. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marr thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga dhomat e specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj.

“Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme. Jetojmë në demokraci, nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, iu dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime edhe e luftës së UÇK-së është e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjë herë. Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme me një multietnicitet, me shumëgjuhësi, me territor e kufij, Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo Dodik Republika”, tha Haradinaj.

Kjo është hera e dytë që Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit si i dyshuar për krime lufte. Në vitin 2005 ai dha dorëheqjen nga pozita e kryeministrit pasi i ishte ngritur aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close