Advertisements

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kastrati:ja pse u mbyllen 19 shkolla

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti rreth mbylljes së 19 shkollave në Kamenicë.

Ai në një postim në Facebook tregon arsyet që çuan deri te marrja e vendimit, ndërsa ka ftuar Hotin të vizitojë shkollat në komunën e tij, për të parë gjendjen në të cilën ndodhen ato.

Postimi i plotë:

Nëse vërtet është i shqetësuar z. Hoti, e ftojmë të vijë në Komunën e Kamenicës dhe të vizitojë shkollën me tre nxënës në Gjyrishec, apo Sedllar me një nxënës. Apo 37% të shkollave të Kamenicës që nuk kanë mjedis higjienik. Tridhjetë e shtatë për qind. Jo 5 për qind. Jo 10. Gati gjysma e shkollave në Komunën e Kamenicës nuk kanë as mjedis higjienik. Lista e problemeve në shkolla është e gjatë. Dhe është nxënësi i Kamenicës që po përballet me këto probleme.

Arbitrar nuk jemi ne z. Hoti, por është Udhëzimi i MASHT-it për Planifikimin e Investimeve Kapitale, përkatësisht neni 3, pika 2 dhe nënpikat e tij, që e pamundëson planifikimin dhe renovimin e shkollave fillore dhe të mesme me më pak se 210 nxënës, e paraleleve të ndara me më pak se 84 nxënës.

Arbitrare ka qenë indiferenca e pushteteve që nga paslufta, e që një pjesë të madhe ka qenë edhe partia juaj, për të vepruar në këtë drejtim. Andaj, nëse vërtet jeni i shqetësuar, ejani shiheni vetë dhe do të bindeni.

Ndryshe, 19 shkolla pritet të mbyllen në Kamenicë në muajin shtator, sipas vendimit të kreut të kësaj komune Qëndron Kastrati për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ndodhen ato.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti qasje arbitrare vendimin e Kastratit duke mbyllur shkolla pa pajtim me komunitetin.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close