Advertisements

Lisen Bashkurti:Kosova dhe Shqipëria gjenden përballë sfidave të mëdha.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomati Lisen Bashkurti, ka bërë me dije se Kosova dhe Shqipëria gjenden përballë sfidave të mëdha.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka ftuar lidershipin e të dy vendeve të jenë të vëmendshëm ndaj këtyre sidave.

Bashkurti ka deklaruar se në veçanti Kosova duhet të ketë kujdes në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, në këtë proces Kosova duhet ta respektojë kuadrin kushtetues, të veprojë në kuadër të bashkëpunimit të brendshëm ndërinstitucional dhe të veprojë në bashkëpunim me partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

Diplomati shqiptar ka vlerësuar se institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë frikë për të negociuar, sikurse nuk duhet të negociojnë pa pasur frikë.

Duke folur për situatën e fundit në Shqipëri, Bashkurti ka theksuar se Shqipëria është në krizë politike, institucionale, ekonomike dhe sociale.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close