Advertisements

“Ma hiqni qafe atë plan ditar”

Shkroi: Erisa Sipri

Planifikimi në letër nuk e bën një mësues të sukseshëm, një mësues i mirë është ai që ka kreativitet i cili në fund të orës së mësimit mendon dhe harton njëkohësisht në mendjen e tij se çfarë do të bëjë të nesërmen.

Flasim sot për arsim të zhvilluar, flasim për mësimdhënie me në qendër nxënësin, mendojmë të alternojmë teknika të larmishme që stimulojnë të nxënët. Diskutojmë kaq shumë për çështje teknike sa bota, imagjinata dhe nevojat e mësuesit kalojmë në plan të dytë.

Në gjithë këto kohë nuk është dëgjuar askush që të thotë se mësuesit po lodhen me burokracira të kota të cilat vit për vit po shtohen duke humbur kështu vëmendjen nga objektivi kryesor, mësimi. Këtu e para njëzet viteve mbaj mend imazhin e mësuesit tim që qëndronte në një cep të klasës duke bërë atë që vonë e kuptova, ditarin. Mbaj mend fort mirë stërbezdisjen e mësuesit derisa sot më ra ta provoj vetë. Boll më me të tilla gjëra që bota ua ka vënë shqelmin me kohë. Duhet të kuptojmë se ndryshimi i arsimit nuk vjen nga hartimi i një cope letre që rrallë zbatohet. Është bezdisje, acarim, humbje kohe, hipokrizi të shkruash apo në rastin edhe më të keq të kontrollohesh nga drejtuesit mbi bazën se si e ke hartuar ditarin.

Ai ditar nuk vlen për asgjë.

Që ta sqarojmë specifikisht. Plani ditar është një mënyrë që i detyron mësuesit të shkruajnë se si do ta organizojnë mësimin e ditës, a thua se mësuesi nuk e mendon planifikimin gjatë-gjithë kohës dhe domosdoshmërisht duhet ta shkruajë atë. Mësuesi instiktivisht mendon se si do ta planifikojë ditën e nesërme, nuk ekziston nevoja të bëjmë trakte, copa letre për këtë.

“Plani ditar dëshmon për një mësues të sukseshëm” aspak e vërtetë, kam qenë dëshmitare e planeve ditare të cilat ndërtohen në mënyrë perfekte. Këtu nuk i heq merita mësuesve që kaq vite sa e praktikojnë janë bërë mjeshtra, por ai planifikim nuk realizohet kurrë. Nuk i zbatojmë dot metodat të cilat janë ndërtuar për klasa me numër të kufizuar nxënësish. Klasat tona janë të mbipopulluara, është e pamundur realizimi i një mësimdhënie efikase e me produktivitet të lartë të nxëni. Për këtë arsye gjykoj të lehtësohen shpatullat e mësuesve nga kjo hipokrizi e të mos mashtrojmë më veten me atë që shkruajmë nëpër letra ku fare mirë e dimë se është një “mashtrim” i madh.

Planifikimi në letër nuk e bën një mësues të sukseshëm, një mësues i mirë është ai që ka kreativitet i cili në fund të orës së mësimit mendon dhe harton njëkohësisht në mendjen e tij se çfarë do të bëjë të nesërmen.

Dy fjalë edhe për drejtuesit që besojnë se gomari fluturon…

Është e habitshme se si një drejtues merr përsipër të gjykojë, vëzhgojë apo të japë vlersim mbi mësuesit duke u bazuar vetëm në plan ditar. Jo pak herë drejtuesit “dembel” nuk zgjedhin të vëzhgojnë orën e mësimit, pra të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me mësimdhënien si proces por në vend të kësaj e heqin qafe detyrën duke mbledhur ditarët e mësuesve dhe duke vënë vlerësime. Binduni! Nuk është kjo forma se si vlerësohet një arsimtar, ka një sërë elementësh që janë të domosdoshëm për t’u vënë në dukje si: interaktivizimi me nxënësit, mënyra se si mësuesi e përshtat mësimin, krijimi i lehtësive në të nxënë etj. Në fakt këta drejtues nuk kanë faj për sa kohë partia emëron.

Në emër të arsimit, për të mirën e arsimit, për produktivitet më të lartë, për të mirën e shëndetit psikologjik të mësuesve, për të mirën e nxënësve, hiqeni qafe atë plan ditar.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close