Advertisements

Mediat serbe:Macron do emrojë një të dërguar special për Ballkanin perëndimor

Mediat ë Serbi i kanë kushtuar shumë hapësirë raportuese e analitike vizitës së presidentit francez Macron në Beograd,duke u munduar të paraqesin si një vizitë që shkon në favorin e këtij shteti dhe politikës së qeverisë dhe presidentit Vuçiq!

Siç nnjoftohet nga këto media presidenti francez ka vendosur që të emrojë një përfaqesues të veqantë për Ballkanin perëndimor i cili do të ketë rol aktiv në zgjidhjen e problemeve në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Sipas informatave jozyrtare të gazetës,”Blic”, Emanuel Macron gjatë vizitës dy-ditore në Beograd njoftoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç për këtë.

Presidenti francez synon të angazhohet më aktivisht në këtë rajon, thotë burimi i Blicit dhe shpjegon:
“Franca dëshiron të luajë një rol kyç në zgjidhjen e problemeve midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse për shkak të detyrimeve të shumta nuk mund të merret çdo ditë me zgjidhjen e nyjes së Kosovës, ai synon që në periudhën e ardhshme të gjejë një njeri të besueshëm i cili do të jetë përgjegjës për atë pjesë të Evropës Ai do të jetë i dërguari francez për Ballkanin Perëndimor, dhe me këtë figurë të re, Macron do të forcojë praktikisht ndikimin e tij në këtë rajon “.

Nga ana tjetër, edhe nga Shtetet e Bashkuara, në një numër rastesh, është shfaqur ideja se Uashingtoni zyrtar do të duhej të angazhohej më drejtpërdrejt në tërë këtë .

/Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close