Advertisements

Ndriçim Xhepa: Teatri Kombëtar duhet shembur

ATSH/ Aktori i njohur i skenës shqiptare, Ndriçim Xhepa pranon se Teatri Kombëtar duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re.

Në vijim të qëndrimeve të aktorëve të njohur që mbështesin prishjen e Teatrit Kombëtar,  Kryeministri Edi Rama shpërndau sot qëndrimin e Ndriçim Xhepës, i cili konstaton problemet që ndesh prej shumë vitesh në institucionin ku punon prej 37 vitesh.

“Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re. Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz, sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh”, u shpreh Xhepa.

Ndriçim Xhepa, tha Rama, “ka bërë histori me peshë të posaçme në skenën e Teatrit Kombëtar”.

“Ai është ngjitur me mijëra e mijëra herë në atë skenë dhe ka të drejtën e një nostalgjie mijëra e mijëra herë më të fortë, se sa disa figura që rolin e tyre më të spikatur në karrierën teatrale, kanë atë të protestuesit për mbrojtjen e një Turpi Kombëtar, siç është sot gërmadha që gabimisht quhet akoma teatër kombëtar”, tha Rama.

Kryeministri kujton se “edhe Ndriçim Xhepa është një demokrat i orëve të para, të cilin s’e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Socialiste, pavarësisht se si qytetar i nderuar që është në radhë të parë, ai s’ka bërtitur apo sharë ndonjëherë në publik, siç bëjnë demokratikasit e dalluar shqiptarë”.

“Ja çfarë mendon aktori ynë i madh, për çështjen e teatrit dhe ja se sa thjeshtësisht bukur, e sheh ai edhe ruajtjen e historisë së teatrit kombëtar. E cila s’ka asnjë lidhje me muret prej tallashi të karakatinës së “Dopo Lavoros”, ndërtuar nga ushtria italiane, si një ngrehinë e përkohshme për argëtimin pas pune”, tha Rama.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close