Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

NE (pushteti) dhe ATA (armiqtë e imagjinuar)

Joshja si një instrument “fitim-prurës” i elitave manipuluese politike, kryekëput ishte paramenduar për ngritjen e tensioneve në raportet ndër-njerëzore, gjë që ka prodhuar edhe përçarje, mbase duke depërtuar edhe në atë që ne e konsiderojmë si të shenjtë – në familje. Mbajtja në ankth, duke ua zgjatur shpresat në pafundësi atyre që nuk kishin përjetuar një ditë të bardhë, ishte forma më e tmerrshme e mashtrimit. Shumë nga hallexhinjtë u detyruan të shkelin edhe mbi parimet morale, thjeshtë për të dalë nga angështia që bëhej e padurueshme.

Joshësit më bizar ishin ata që i ndërruan pothuaj të gjitha ngjyrat partiake. Pikërisht këta do të tregohen me shpirt diabolik dhe do të godasin në pikat më nevralgjike, siç ishte edhe familja. Dëmtimi i miqësive, vokabulari në stilin “nëse s’je me ne, je kundër nesh” dhe çështja me e ndytë: përcjellja në stilin policor kush me kë është duke pirë kafe, do të “konsiderohen” si aktivitete dobi-prurës partiake. Përçarja zbriti në nivelin më të ulët të mundshëm të ndasive, duke arritur të pika zero: NE dhe ATA.

Në fakt, NE ishin elitat politike në pushtet, ndërkaq ATA ishin armiqtë e imagjinuar. Egërsia e elitave politike dhe zagarëve të tyre do të shkojë deri në atë nivel, sa që, duke e përdorur pushtetin, do të futen thellë edhe në çështje të karakterit privat, duke keqpërdorur postat elektronike, duke përgjuar telefonat, por edhe duke sajuar të pavërteta të ndryshme me pasoja të tmerrshme. Ata që nuk do të mund ta përballojnë këtë gjendje, do të dorëzohen dhe, me dinjitet të nëpërkëmbur, do t’i nënshtrohen makinerisë së ashpër të manipulimit, e cila qëllim të vetëm kishte shtypjen e përhershme të së vërtetës, që asnjëherë nuk qe në anën e elitave politike në pushtet.

Përçarja ndër-shqiptare depërtoi edhe në sport, në kulturë, në teatër, në universitete, në shkolla dhe gjithandej ku gjente shtegun e depërtimit. Fatkeqësisht, do të ndodhë me e keqja, ndoshta ajo që nuk pritej, anëtarë të të njëjtës familje, shkaku i partive politike, nuk do flasin njëri me tjetrin. Jo vetëm kaq, por do të prishen edhe shumë miqësi. Ndasitë do të jenë të dukshme edhe në shkolla, në restorante e kafene, në dasma…. Motoja “nëse s’je me ne, je kundër nesh”, do të jetë motoja me profitabile, sepse të gjithë hallexhinjtë (një armatë e tërë) dëshironin të jenë me pushtetin. Kjo dëshirë e flaktë ishte e mjaftueshme për ta vënë në funksion manipulimin…./Shkelzen Halimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close