Advertisements

Presidenti i Serbisë Vuçiq dorëheqjen e Haradinajt e quan “trik politik”

Sot presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka mbajtur një kon ferencë për shtyp në pallatin e presidencës në Beograd me rastin e dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

“Nga aspekti politik” ,Vuçiqi thotë se “ftesa e Ramush Haradinaj nga Specialja është një trik politik i cili do t’ia mundësojë atij pas kthimit një ngritje dhe popullaritet ma të madh i cili ndihmon shqiptarët të homoxhenizohen edhe më shumë.”

Vuçiqi gjatë drejtimit opinionit në këtë konferencë ka shkuar më larg duke pretenduar se është i sigurtë se Haradinaj do të shkojë në Hag dhe do të qendrojë atje dhjetë ditë dhe do të kthehet më pastaj për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Sipas tij “plani i tyre është të priten zgjedhjet dhe fitojë Haradinaj si një përkrahës i linjës së fortë kundër Serbisë,krejt kjo që të mbahen taksen dhe krejt kjo për të mbajtur një presion të lartë kundër Serbisë”

Pra presidenti i Serbisë mendon se e tërë kjo është një lojë politike e cila po ndodhë për t’i ngritur rejtingun Ramush Haradinajt!!

/Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close