Advertisements

Presidenti ,Thaçi :Jam njoftuar nga mediat për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj

ATSH/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagoi në lidhje me dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë se është njoftuar nga mediet.

“Nga mediet tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veproj bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe, as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush!”, tha Thaçi.

Kryeministri Haradinaj dha sot dorëheqjen pasi njoftoi se është thirrur nga Gjykata e Hagës.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close