Advertisements

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP),pajisje Policisë së Kosovës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të dorëzojë 36 kompjuterë me monitorë Policisë së Kosovës sot në ndërtesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Këta kompjuterë do të shpërndahen në 36 stacione policore dhe do të përdoren nga personeli për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve.

Procesi i legalizimit, i iniciuar nga Ministra e Punëve të Brendshme dhe i mbështetur nga Qeveria e Kosovës, filloi më 17 dhjetor 2018 për një periudhë gjashtë mujore dhe u zgjat për tre muaj deri më 17 shtator 2019.

Vazhdimi i fushatës financohet nga UNDP përmes kontributit të Fondit të Mirëbesimit të OKB-së që Mbështet Bashkëpunimin rreth Rregulloreve për Armët (UNSCAR) dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet për të nxitur dhe forcuar sigurinë publike në Kosovë dhe rajon.

Legalizimi është një nga metodat për zvogëlimin e armëve të paligjshme dhe u jep mundësi qytetarëve që të kenë ligjërisht armë sipas Ligjit të Kosovës për Legjislacion dhe dorëzimin e armëve, municioneve dhe mjeteve eksplozive, i cili është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për armë të zjarrit.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar i AVL-ve, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.

Në emër të Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni, ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit për Shërbime Mbështetëse do të nënshkruajë dokumentin e pranim-dorëzimit./rtklive

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close