Advertisements

PUTHJA QË NUK DUHEJ TË NDODHTE *Poezi

Tablonë ku Juda puth Jezusin
ma solli ndërmend nji mik
i cili pasi më kishte bërë gjëra të liga 
mbrapa shpine
zuri të m’i rrahte supet

Pashë të lëvizin vetjet në pikturë
motivin të zgjatet
drejt kohëve në vijim

Ndjeva se në të jemi edhe unë
e ai miku im…

Pastaj zëri i turmës: Kryqëzoje! Kryqëzoje!
dhe nji çeskë e vogël
shtrënguar nga një dorë

Si s’e zhbënë kohët
atë puthje dinake
që pjell çdo ditë
nga një krim çnjerëzor

Nga “ Nëpër galaksinë që e ke krijuar vetë” Pal Ndrecaj

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close