Advertisements

RETORIKË E AKUMULUAR PËR SHPËRTHIM

shkruar nga:Ismet Shabani

Në Kosovë dhe vise tjera të trojeve tona, ka shumë gjëra që janë “Akumuluar ndër vite”, por të ruajtura me kohë të caktuar për shpërthim. Natyrishtë, duke e patur parasyshë se shperthimet gjithmonë marrin viktima, herë në mënyrë të kontrolluar e herë të pakontrolluar, duket qartë se i paska ardhur koha që njeriu më i përfolur dhe më kontravers në skenen (dez)informative të Republikes së Kosoves, siç është Jusuf Buxhovi, duket të shpërthej me revansh por në mënyrë të pakontrolluar në rrafshin e kësaj hapsire dhe lirie mjaftë të brishtë në kuader të demokracisë më të re në Ballkan.

Kur kemi parasyshë, “goditjet e ashpra por fiktive”, krijojn dhembje të shumëfishuar, mbase shtrembrimi i fakteve është ai tipik siç jemi mësuar me ato që vijn nga veriu e veri-lindja, nga “Beogradi e Moska”, duket qartë se ka një një tangjentë ndërlidhëse lidhur me “faktet e grumbulluara e të perpunuara” gjatë një kohe relativishtë të gjatë, vetëm sa për të ngritur tensione e dhembje, nga plagët e pashërueshme që kemi në trup e në shpirtë.

Kur flasim për faktet e “grumbulluara dhe të përpunuara”, dihet se fjalen e kam pikërishtë nga vrasjet e kryera me adresë të saktë, precize dhe prapaskenë shumë të qartë! Dikur, pata shkruar në një raport timin se, vrasjet në Kosovë janë të kryera nga vet radhet e LDK-së, sepse organizatorët e ktyre veprave të pafalshme kriminale janë vetë krahu i djathtë i Presidentit legjendar Dr. Ibrahim Rugova.
Tani bie pyetja: nga ata që shpëtuan nga këto vrasje teper mirë të organizuara, cili ishte më afër Presidentit Rugova se sa i përfoluri Jusuf Buxhovi?

Këto vrasje të shumta të cilat i njohim, por edhe më shumë tentim-vrasje tjera të mbetura të panjohura nga ne dhe opinioni i gjërë publik, kishin prapaskenen e vet shumëdimenzionale “Konspirative”, për ta deligjitimuar e friksuar, qoftë Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, qoftë edhe atë të opinionit gjithëpopullor shqiptarë për të drejten e vet për liri, i cili atëbotë, mjaftë ishte në njëren anë teper situatë e disfavorshme, si në aspektin politik, si ekonomik, si social poashtu edhe në atë organizativ për një rezistencë të çfardo lloji, jo vetëm antidisktriminues, por edhe shkatrrues të identitetit tonë! Kjo vepër është përkryer poashtu, qoftë për të dëmtuar raportet midis krahëve poltik e të luftes, qoftë edhe për ta “Kriminalizuar luften tonë” të drejtë e të pastër si loti, si në sytë tanë të opinionit të brendshëm kombëtar, si në sytë e opinionit nderkombëtar ashtu edhe në sytë e opinionit sërb, për të arritur pastaj me sukses një mobilizim gjithpopullor e frontal sërbë antishqiptar, në mbështetje dhe arsyetimin e shfarosjes dhe gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë!

Mos harroni, se jo të gjithë sërbët ishin në pajtim dhe dijeni se çfarë ndodhte dhe se farë ka ndodhur në të vërtet në Kosovë! Edhe sot e kësaj dite, popullata sërbe, jeton në terrin informativ lidhur me këto ngjarje të luftes tragjike dhe barbare antishqiptare në Kosovë! Shumica e tyre, nuk e kanë as idenë se çfarë barbarizmash kanë zhvilluar e jetësuar ushtria, policia dhe paraushtarakët sërbë e aleat të tjerë të tyre në Kosovë!

Jusuf Buxhovi, tha se: “lufta e UÇK-së nuk kishte qenë e pastër, sepse 102 zyrtarë të LDK-së ishin vrarë!?”
Në të vërtetë, kjo luftë ka qënë dhe është ndër luftrat më të pastërta në gjithë globin tokësor, që ndonjë popull ka mundur të bëj e të zhvilloj ndonjëher në trojet e veta, kundër pushtuesve për lirin e vet! Nuk ka në botë ndonjë vendë që është ndarë më pastër nga një luftë teper e pabarabartë, përkunder fuqive kriminale shtetërore e superfuqive armike e pushtuese, kundër një populli të pafajshëm e të paarmatosur siç kemi rastin me luften në kosovë, të zhvilluar nga forcat sërbe dhe ruse në aleancë përtej çdo konvente, sensi njerëzor e njohurish të opinioneve!

Kjo retorikë e pakontrolluar dhe ndjellakeqe e Buxhovit, shton kurreshtjen edhe përtej çdo logjike konspirative antikombëtare, përtej çdo afiniteti shtrembrues dhe vërjes së një njolle të zezë në faqet e lavdishme të historisë sonë, përveç edhe të asaj ndjellakeqe për një luftënxitje hakmarrëse e vëllavrasëse, në dëm të unitetit dhe të pajtimit të gjaqeve shqiptare, për të thyer unitetin dhe rezistencen qoftë politike dhe të asaj qytetare, kunder tendencave të pakompromis për t’i mundësuar armikut një rikthim të bujshëm në rrafshin dhe zonen e mundshme të ripushtimit të Kosoves. Sepse dihet, “vetëm kur jemi të përçarë, armiku mund të na pushtoj sipas deshirave dhe vullnetit të vet”!

Kjo deklaratë, më zgjon kurreshtjen edhe për vrasjet tjera të bëra para luftes së Kosovës, si ajo e vëllezërve, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, vrasja e mikut dhe bashkëpunëtorit tim të paharruar z. Enver Hadri, i cili mbeti i vrarë me 25. Shkurt të vitit 1990-të!

Komunikimi im i atëhershëm me shkrim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizates së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, tashmë i ndjerë z. Peres De Quelar, si dhe me zyren e “Amnestisë Internacionale” me qendër në Londër, por edhe komunikimit tim të vazhdueshëm me z. Enver Hadri, nuk mbeti pa u vënë re nga sherbimet sekrete të UDB-së, kështu që në të njëjten kohë, nga viti 1989- 1990, u vu në përndjekjen time konseguente nga Italia, në Gjermani e Zvicer, poashtu edhe për likuidimin tim fizik, ku për fat të mirë dhe të jetes sime, kjo i dështoj, pikërishtë duke ju falenderuar një mikut tim italian nga Brukseli, i cili me kohë më informoj, duke më dhënë edhe sqarime se si mundem ti shpëtoj këtij akti e komploti barbarë kunder personit tim, qoftë si ish i burgosur politik, qoftë edhe si person i angazhuar në luften për të drejtat e popullit dhe vendit tim!

Ndërkohë, Jusuf Buxhovi ishte për fat të keq, jo vetëm korrespondent i “Rilindjes” në Gjermani, por edhe punëtor i specializuar i shërbimeve të UDB-së, të organizuar teper mirë në ambasaden e RSF të Jugosllavisë, poashtu në Gjermani, pikërishtë kundër interesave të përgjithshme shqiptare në vendin e vet, sepse ishte dhe mbeti njeri i përbetuar për të ruajtur “Vëllazërim-Bashkimin” e Titos dhe Titistëve si pasardhës të politikes zhvatëse, shfarosëse dhe skajshmërishtë poshtruese antishqiptare në të gjitha kohrat!

Për më teper, ka edhe personalitete tjera të ndryshme si z. Shefqet Hashani, z Hysen Gega. z. Ibrahim Kelmendi etj, të cilët kanë informuar me kohë, mjaftë qartë dhe teper mirë, edhe opinionin tonë të përgjithshëm shqiptarë por, edhe institucionet relevante qoftë partiake si LDK-ja e parti tjera politike, poashtu edhe ato intelektuale, lidhur me ngjarjet teper skandaloze dhe antikombëtare të ndodhura gjatë viteve 80-të e 90-të, që fatkeqësishtë, nuk kanë pushuar asnjëher, madje as tani pas kaq vitesh liri e çlirim të Kosoves!

Tani mund të uroj vetëm në një perfundim të vetëm, që të: “ Zbardhet e verteta se ku qendron i paturpshmi Jusuf Buxhovi tash 50 vjetë të jetës e të veprimtarisë së tij? Cili ishte roli që atëherë e deri sot antishqiptarë i tij? Cili ka qënë roli i tij në këto akte teper kriminale të vrasjes së çlirimtarëve tanë e të intelektualëve tanë në kohen e luftes dhe të pasluftes së cituar nga “intelektuali” poshtrues Jusuf Buxhovi, sidomos për ata të LDK-së, që u deshtë të vdesin si: Enver Maloku e Xhemail Mustafa, si Enver Hadri e vëllezërit Gërvalla- Zeka e shumë të tjerë!?”
Uroj që kjo veper e deklaratë e tij kaq skandaloze dhe e patrupshme, në shenjë deformimi dhe çrregullimi kulminant të luftes së drejtë për liri e çlirim, tani, ti kthehet e të jetë si “Bumerang” ndër kulminantet për spastrimin e këtij kanceri me emrin Jusuf Buxhovi, i cili në mesin e shoqërisë sonë, që përfundimishtë të dalë e verteta e kësaj lufte të turpshme antikombëtare nga kjo figurë poshtruese, që nuk din të ndalur nga kjo luftë e tij e pakompromis antikombëtare, herë me heshtje e herë me klithmë, kundër çlirimtarëve tanë, kundër luftes për liri e çlirim nga zgjedha a barbarëve dhe robëruese sërbe!

Gjithsesi, uroj që “Prokuroria speciale e Gjyqit vendor të Republikes së Kosoves”, të ndërmerr hapat e nevojshëm për të gjetë të vërteten dhe për t’i dhënë denimin e merituar, këtij akteri të radhes dhe të luftës së tij për destabilizim dhe çrregullim Kushtetues të vendit tonë! Janë të obliguar me ligj, të ndërmarrin hapa konkret kundër kësaj figure armike të paqes dhe të stabilitietit në vendin tonë!

Gjithsesi, edhe për të sjellë drejtësin e duhur në vendin tonë, nga njerëz të tillë siç kemi Jusuf Buxhovin, që duar e këmbë i kanë të zhytura në “detin e trazuar” të gjakderdhjeve në luftën për liri, por gjithmonë në shërbim të pushtuesve e poshtruesve tanë!

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close