Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

ROLI I ARTISTËVE SHQIPTARË GJATË RENESANËS ITALIANE

JUSUF BUXHOVI
*Shqyri Nimani: “Albanese – Artisët shqiptarë gjatë renesansës italiane”, botoi “Ars Albanica”,Prishtinë 2018
Libri më i ri “Albanese – Artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane” i studiuesit të artit Shyqri Nimani pasuron njohjet rreth artistëve shqiptarë në mesjetë dhe më vonë (piktorëve, skulptorëve dhe muzikantëve) si dhe veprave të tyre, në shumë raste të një vlere madhore, që u bënë pjesë e artit botëror. Nimani, i cili është njëri ndër krijuesit më të rëndësishëm shqiptar në fushën e arteve aplikative, veprat e të cilit gjetën vend në galeri të njohura botërore, bëri emër edhe në fushën e historisë së artit, fillimisht duke nxjerrë në dritë veprat e piktorëve mesjetarë shqiptarë, të cilët ishin pjesë e artit të kohës së Bizantit dhe të Renesanës, veprat e të cilëve arritën nivele të larta. Kështu,në vitin 1980 Nimani solli monografinë “Onufri dhe piktorët tjerë mesjetarë shqiptarë”, vepër kjo e cila për herë, nxori në pah fuqinë krijuese si dhe rolin e piktorëve shqiptarë në artin bizantin, i pasqyruar në kultet më të rëndësishme anembanë perandorisë.
Me fakte të shumta, Nimani dëshmoi se vepra madhore e Onufrit, ato të Selenicës, Shpatarakut dhe të tjerëve, të shumtën të përvetësuara nga të tjerët, sidomos grekët dhe bullgarët, krahas motiveve fetare, pasqyronin edhe elemente të botës shqiptare, gjë që, si të tilla, japin mesazhe edhe për vlerat e saj në përputhje me një traditë të lashtë. Për ta treguar gjeniun shqiptar për artin dhe krijimtarinë si një proces të pandalshëm përkundër rrethanave të pushtimeve, Nimani iu kthye kohës së Perandorisë Osmane si dhe vendit të shumë e shumë krijuesve në të për shekuj me radhë. Në studimin “Arnavud – artisët shqiptarë në Perandorisë Osmane”, Prishtinë 2003, që po ashtu është i një rëndësie kapitale, Nimani dha kronologjinë, po edhe pamjen e krijuesve të shumtë shqiptarë në këtë perandori, veprat e të cilëve (pikturë, arkitekturë dhe muzikë) janë ndër më të rëndësishmet e kohës.
Në këtë dioptri, gjithësi vepra më e re “Albanese – artistët shqiptarë gjatë renesansës italiane”, është e një rëndësie të veçantë, qoftë nga aspekti i mbarshtrimit tematik të çështjes, qoftë nga ai i pasqyrimit ilustrativ të saj, ngaqë pasqyron veprimtarinë madhështore të një vargoi të konsiderueshëm të krijuesve shqiptarë, të cilët kanë jetuar dhe krijuar gjithandej nëpër vendet më të civilizuara të Europës Perëndimore, me ç’rast , ata ia dolën që të jenë edhe prijetarë të renesancës italiane në shekujt XV-XVI kur ajo arriti kulmet e saj në Itali dhe vendet përreth, kur arti ia doli të lirohet nga klishetë mesjetare. Është interesant të thuhet me këtë rast, se Nimani, ngritjen e krijuesve të rëndësishëm shqiptarë në renesancën italiane dhe atë evropiane, që pasoi pas vdekjes së Skënderbeut, kur një pjesë e madhe e fisnikërisë shqiptare kaloi në Itali, e sheh të ndërlidhur, me traditën kulturore në hapësirën shqiptare (nga traditat e krishterimit në Shqipëri) e cila u bart në ambientet e reja, ku edhe fitoi mundësitë dhe hapësirën për shprehje të re. Për Nimanin, veprat e Niketë Dardanit në fushën e muzikës bizantine dhe ato të Jan Kukuzelit, ishin pjesë e gjeniut krijues arbëror, që në rrethanat e reja gjente shprehje të re, gjë që nuk ishte e rastit se në Itali, shqiptarët e shpërngulur krijuan Shkollën Shqiptare “Scuola degli Albanezi”, si një qendër intelektuale dhe kulturore ndër më të rëndësishmet e kohës. Në përputhje me këtë frymë, Nimani sheh edhe veprimtarinë e skulptorëve, piktorëve dhe muzikantëve të njohur shqiptarë, duke filluar nga Andrea Aleksi, Viktor Karpaçi, Mark Bazaiti, Mihaili nga Vlora, Mihail Tivoli – Artioti, pastaj LeonkTomeu, Marin Biçikemi, Gjergj Danush Lopocaj, Aleks Tarketa, Merkur Buo, Gjergj Basta e të tjerë, veprat e të cilëve u vërshuan katedralet, pallatet mbretërore, sheshet si dhe monumentet markante. Të kësaj fryme, janë veprat e Karpaçit, të Marin Biçikemit dhe krijuesve të tjerë, e ku shtysë të madhe këtij zhvillimi kulturor në Itali dhe gjetiu, i dhanë edhe vëllezërit tipografë shqiptarë Bernardn dhe Matej Vitali (Li Albanesoti).
Ajo që këtë vepër e bën edhe më të plotë dhe i jep peshën e një monumenti që i ka munguar historisë sonë të artit, padyshim është edhe ana ilustrative, ku Nimani, si mjeshtër i madh i dizajnit grafik, ia del që anën e opusin krijues ta përcjell edhe me ilustrimet kryesore të veprave të piktorëve dhe të skulptorëve, të dhëna me një plasticitet të kapshëm, ku del në pah fuqia e tyre. Në këtë aspekt, kjo vepër, është domethënëse, ngaqë nxjerr në pah gjeniun krijues shqiptar gjatë shekujve, por edhe fuqinë e tij në rrjedhat kulturore dhe artistike të artit botëror, me ç’rast, siç është rasti me renesancën italiane, ia dolën që të vihen në krye të këtyre zhvillimeve.
…..
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close