Advertisements

Sanduleviq, regjistron rrëfimin e ish-agjentit të UDB-së:Kështu eleminonim njerëz e fajin ua linim shqiptarëve

Sanduloviq

Dëshmia e një ish-agjenti të UDB-së është publikuar nga mediat kosovare. Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduleviq, ka regjistruar rrëfimin e ish-agjentit të UDB-së për disa krime ku ai ishte “kontraktuar” për t’i kryer.

Në një emisionin në RTV Dukagjini, është transmetuar dëshmia e ish-agjentit të UDB-së i cili tregon se çfarë metoda ka përdoruar Serbia për të vrarë njerëz e më pas për t’iu lënë fajësinë shqiptarëve.

Agjenti i UDB-së tregon si ishte thirrur për ta eliminuar fizikisht kryetarin e sindikatës së policëve, pasi 25,000 pjesëtarë policie ishin ngritur në protestë dhe kërkonin pagat e tyre.

Ai thotë se personi që duhej eliminuar kishte dokumente të rëndësishme dhe me publikimin e tyre do të rrëzonte zyrtarë të lartë.

Ish-agjenti tregon se drejtorin e UDB-së e kishte pasur në shkollë dhe bashkë më te kanë shërbyer në sigurim prandaj ai e kishte përzgjedhur për të kryer vrasjen.

Ai thotë se ishin bërë të gjitha përgatitjet për të kryer vrasjen, por se ai zgjodhi drejtësinë dhe nuk e kreu vrasjen. Ish-agjenti rrëfeu se i kanë thënë se duhet vrarë kryesindikalisti sepse i pengon shtetit. Ai deklaroi se është ftuar në Kapaonik dhe plani ishte për të vrarë policin sa më afër Kosovës e që më pas të lihet faji te shqiptarët.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close