Advertisements

Serbia në panik të lakut rreth qafe.Kush po ia pengon t’i arrijnë tanket T-72 të dhuruara nga Rusia?

Serbinë serish e ka përfshirë histeria teorive të konspiracionit dhe mediat atje kanë shpikur një plan të kinse vendeve perëndimore për ngulfatjen e këtij vendi nën emrin “Laku”,i cili ka kuptimin e lakut që të lidhin rreth qafës dhe të ngulfatë.Ky “lak” sipas tyre po vepron nga vendet fqinje të Serbisë,duke dhënë shembuj sipas tyre të cilat qenkëshin dëshmi e kësaj .S’pari kërkesa e Malit të Zi për të pasur Kishën e vet të pavarur nga Kisha Serbe e cila ka uzurpuar hapësirën fetare të këtij vendi merret si një sulm i tillë.

Pastaj në radhë sipas tyre vjen edhe deklaata e kryeministrit të Bullgarisë Borisov,në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe spanjollit të politikës së jashtme të Bashkimit Europian,si dhe inteligjenca bullgare së bashku me atë të Maqedonisë ,Shqipërisë dhe Gjermanisë ,e që po veprokan sipas logjikës së këtyre mediave nga qendra e ngritur në Shkup nga CIA,e cila është “maskuar në kuadër të përfaqësisë për shitjen e kerreve!”

Por sipas kësaj propagande neo-millosheviqiane që vjen nga media të kontrolluara nga oponent të nxënësit të Millosheviqit,e që është Aleksandar Vuçiqi presidenti i Serbisë,befasia më e madhe vjen nga rumunët të cilët janë vlerësuar si “miq shumë besnik të popullit serb”
Rumunët nuk po lejojnë që tanket T-72 dhe transporterët e dhuruar nga Rusia ,të transportohen përmes Danubit.

Dhe sipas tyre nuk janë vetëm këto provokime konkrete problem, por ” një mesazh i qartë për Serbinë se operacioni “Laku” nuk do të lejojë marrëdhënie të mira me ndonjë vend në fqinjësi dhe mesazhi më i keq është se Serbisë mund t’I pritet dhe çaktivizohet çdo lloj ndihme nga Rusia dhe miqtë e tjerë në momentin kur ajo ka nevojë më së shumëti. Qëllimi është që Serbia të gjunjëzohet në rrugën e saj dhe të pranojë nënshtrimin dhe dorëzimin si zgjidhjen më të mirë.

Propaganda të gjithë “janë armiqtë” tanë vazhdon,se ku do ta ta shpiej kjo Serbinë mbetet të shihet,porse kjo nuk po lejon pacifikimin e rajonit dhe vet Serbisë si dhe eleminimin e ndikimit rus nga këto hapësira ,mejithëse është reduktuar në serbi dhe komunitetin serb në Bosnie.

/nga Xh.Arifi/Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close