Advertisements

Shqipëri-Pyjet e vjetra të ahut në lumin e Gashit dhe në Rrajcë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

ATSH/- Korriku është një muaj vendimesh të rëndësishme të UNESCO-s për Shqipërinë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha sot se Komiteti i Trashëgimisë Botërore i mbledhur në Krakov – Poloni, miratoi zgjerimin e zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetra të Ahut me dy zona nga Shqipëria, lumin e Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas) duke i përfshirë ato në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

“Berati u përfshi në listë e trashëgimisë botërore 11 vjet më parë, dhe Liqeni i Ohrit sapo mori statusin e trashëgimisë natyrore e kulturore më 5 korrik 2019, dhe ka edhe një tjetër datë të rëndësishme në pasuritë natyrore që janë përfshirë në listën e UNESCO-s”, tha Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Më datën 7 korrik 2017 UNESCO përfshiu në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s pyjet e vjetra të ahut në dy zona, lumi i Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas).

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close