Advertisements

SHTETI AUTONOM I ATOSIT, QENDRA E FALSIFIKIMIT TË SË VËRTETËS HISTORIKE DHE VARRI I LIRISË SË POPUJVE TË GADISHULLIT ILIRIK

Abdulla Mehmeti

Ujdhesa Atos (Orosh), ose Mali i Shenjtë (greqisht: Άγιον Όρος), oficialisht. Shteti Autonom Kishtar (i murgjve artodoksë) Mali i Shenjtë (Sveta Gora) (Αὐτόνομη Μοναστικὴ Πολιτεία Ἁγίου Ὄρους) është krahu i tretë i gadishullit aktualisht të njohur me emrin Hallkidiki në rajonin e Maqedonisë Jugore (të Egjeut). Ky është rajon autonom, aktualisht nën Greqi dhe paraqet një nga qendrat më të rëndësishme ortodokse (më vonë pravosllave, pastaj edhe pravoruse) në botë. Mali i Shenjtë ose Atosi (Άθως) njëherësh është edhe emri i malit të njohur në gadishullin sipas të cilit e ka marrë emrin ky shtet kishtar ortodoks.

Në këtë rajon janë vendosur (ndërtuar) mbi 20 manastire ortodokse (pravosllave, pravoruse) në kuadër të shtetit autonom nën sovranitetin e shtet të Greqisë, por në vartësi të Patrikanës së Konstandinopojës. Në këtë shtet autonom vetëm murgjve ortodoksë u lejohet të jetojnë në Malin e Shenjtë, ku aktualisht banojnë mbi 2.000 murgj ortodoksë, kryesisht sllavë dhe grekë. Atosi, njër nga 3 krahët e gadishullit, ka një gjatësi prej 60 km, dhe gjerësi prej 7-12 km, me sipërfaqe prej 390 km2 (sa fusha e Pollogut, ku banojnë aktualisht mbi 500 mijë banorë.

Edhe zyrtarëve të lartë, diplomatëve dhe burrështetasve të huaj u lejohet hyrja në këtë shtet autonom vetëm me leje speciale. Nën hijen (petkun) e veprimtarisë fetare, këtu janë strehuar studiues, ekspertë dhe agjentë nga më të aftit që ka bota sllave dhe greke, të cilët merren kryesisht me falsifikimin e dorëshkrimeve të vjetra, librave, dokumenteve, akteve juridike e fetare, falsifikimi i historisë, kulturës dhe gjuhëve të popujve të rajonit dhe jo vetëm, si dhe përgatitjen e planeve dhe strategjive të reja në interes të ekspansionizmit (influencës) sllav dhe grek në Gadishullin Ilirik, dhe jo vetëm.

Rëndësia fetare e kësaj qendre të njohur nga njëmijë vjet më parë, edhe e manastireve shqiptare dhe elementeve ilire (pirgut të njohur ilir), kanë humbur më vonë me dominimin e politikave globale në rajon, nën influencën greke dhe sllave (ruse). Ky shtet autonom është formuar në vitin 1927 dhe është një model i vetëm shteti të agjentëve, që u shërben interesave strategjike ruse në aspektin rajonal dhe global. Se çfarë është përgatitur dhe përgatitet në këtë vend të izoluar nga bota e qytetëruar, gati asgjë nuk dinë qarqet shkencore, as ato diplomatike dhe të sigurisë kombëtare, jo më qytetarët dhe lexuesit e zakonshëm shqiptarë.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close