Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Stuhia i shkakton mbi 1.2 milion dëme Ulqinit

Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi, Marija Vuçinoviq qëndroi për vizitë zyrtare në Ulqin ku u takua me Kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiq, dhe bashkëpunëtorët e tij, shkruan Ulqini Online.

Nrekiq foli për dëmet e mëdha që shkaktoi moti i ligë dhe masat që kanë ndërmarrë shërbimet për normalizimin e situatës. Ai tha se dëmet llogariten mbi 1 milion e 245 mijë euro dhe se komuna është duke u angazhuar në çdo drejtim që pasojat mos të ndien për shkak të rrjedhës së sezonit turistik.

Ministrja Vuçinoviq tha se është duke ndjekur situatën e krijuar dhe se Qeveria do t’i akordojë komunës një ndihmë urgjente dhe se llogarit që përkrahja nuk do të mungojë. Ministrja në shoqërinë e udhëheqësve komunal vizituan disa nga zonat më të prekura nga moti i ligë, pasojat e të cilit janë drejtë eliminimit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close